VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RASTI BASHA NË TIRANË DHE RASTI BUSH NË FLORIDA...Nga BEQIR SINA, New York 

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

RASTI BASHA NË TIRANË DHE RASTI BUSH NË FLORIDA...

Nga BEQIR SINA, New York

 


E Hënë, 06.06.2011, 08:07am (GMT+1)

Rama nuk e pranon humbjen se është" i rrethuar nga stalinistët "

BENSONHURST - BROOKLYN NY : E kemi parë disa herë, që Edi Rama dhe "ideologu" i tij Erjon Veliaj në intervista, analiza, shkrime dhe fjalimet dhe në kërkesat e tyre shembullin e Floridës, e marrin si shembullin më perfeket, të zgjedhjes së problemit me votat, sa herë i duhet atyre sipas "oreksit' të tyre.

"Kutitë u hapën edhe në Florida në vitin 2000 dhe vota u rinumëruan jo me elektronik, por me dorë fletë më fletë votimi", - thoshte shpesh herë si Rama dhe Veliaj, prej se kur Partia Socialiste i humbi zgjedhjet e qershorit 2009. Por kësaj rradhe heshtën se nuk iu konvenonte më

Kështu thonin ata dhe disa analistë të tipit, Prenç Zogaj, Mero Baze, Mustafa Nano, dhe botuesi i Shekullit Koço Kokëdhima, por edhe gazetari Sokol Balla i Top Chanell, "Pse të mos hapeshin edhe në Shqipëri dhe të numërohej çdo votë".

Madje edhe dalja e njerëzve në rrugë u bë nën parrullat "Ku e kam votën time? "Të happen kutitë " "Të numërohet çdo votë" e tjera.

Por, meqënëse jemi tek zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, dhe asaj çfarë po ndodh në Shqipëri, atëhere do t'i kujtoja çdo njerit edhe një herë sugjerimin që dha në dekleratën e tij të fort, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencen e radhës së Bashkimit Europian, dhe vizitoi Tiranën, këto ditë duke dhënë kështu edhe një mesazh të fortë për mbështetjen e gjithënashme të Shqipërisë, megjithë debatet politike të brendshme për shkak të zgjedhjeve

Kryeministri hungraz Viktor Orban, tha ai, se i këshilloi shqiptarët të marrin vendimet në interesin më të mirë të tyre, pavarësisht se çfarë thonë të huajt. Megjithatë, për të dhënë një këshillë mbi debatin e zgjedhjeve të Tiranës, kryeministri hungarez iu referua përvojës se zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku fituesin mes Xhorxh Bushit dhe Al Gorit e vendosi gjykata.

"Unë nuk mund të ndërhyj në punët e brendshme të shqiptarëve, por në parim mund t'ju them që të bëni atë që kanë bërë amerikanët. Të shihni votat, t'i numëroni dhe më pas të rehatoni dhe të prisni vendimin e gjykatave. Kjo ka ndodhur në Amerikë", tha Orban.

Xhonathan Stonstrit, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri deklaroi ndërtë tjera në një intervistë për Zërin e Amerikës se" Rezultati tepër i ngushtë i zgjedhjeve do ta vinte në provë çdo administratë zgjedhjesh, edhe ato më të fortat. Por në Shqipëri, administrata zgjedhore nuk është ndër më të fortat, prandaj edhe trysnia në këtë rast është akoma më e madhe, tha shefi i misionit ndërkombëtar të vëzhgimit.

Përsa i përket vendimit për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, tha zoti Stonstrit, KQZ-ja ndërmori një veprim me implikime mjaft të gjera mbi një bazë jo kolegjiale dhe pa i shpjeguar këto veprime qysh më parë. Ai tha se nuk mund të komentojë lidhur me këtë vendim sepse ai do të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor.

Florida, nga që kishte për guvernator vëllain e presidentit Bush - zotin Jeb Bush dhe kryetare të Gjykatës e Lartë e Shtetit të Floridës, Katerinë Harrisë, u bë përcaktuese se kush do të ishte fituesi i garës presidenciale midis ish-zëvendëspresidentit Al Gore dhe ish-guvernatorit të Teksasit George W. Bush, që garonin për postin e Presidentit.

Ky shëmbull praktik "nuk duhet të përdoret sesa herë që i duhet njerës palë, nëse ajo humbet zgjedhjet në Shqipëri- por, duhet marrë si ndihmë dhe shembull unik, për të tilla raste . Pikërishtë, duhet Florida, për t'u marrë si shembull në Tiranë, pas zgjedhjeve të 8 majit, për kryetar bashkie, pra, kur kemi rezultate kaq të debatueshme me një diferencë kaq të vogël deri në 10 vota.

Për zgjedhjen e problemit duhet, marrë Amerika që asnjëra palë të mos e përdorin, se u vlen si një justifikim për humbjejen e Tiranës apo të humbjes së qershorit 2009. E them këtë se me të vërtet kemi të bëjmë me vota dhe numërim të votave në të dyja rastet, dhe, gjithkush duhet t'a dijë se kur duhet të merret si shembull "numëri i votatave si në Amerikë " ashti si dhe këshilloi dje Kryeministri hungraz Viktor Orban, .

Megjithatë, edhe në kushtet e krahasimit të pretenduar, në rastin konkret, Edi Rama dhe rrethuesit e tij këshilltarë si Erjon Veliaj, apo opinonist si , Zogaj, Nazarko, Ngjela, Baze , e tjerë opinonist me mendime staliniste, të hapjes së kutive, mund të kenë pak durim të mësojnë së çfarë është në të vërtetë shembulli i Floridës, të cilin ata përpiqen ta përdorin si varkë e Neos .

Teksa japin dhe opinone të tilla tension-nxitëse si atë të Mero Bazes, tek Shekulli, "Ç'pritet të ndodhë tani pas 'Kolegjit' .Pra, kush e gjen se çfarë pret Mero Baze, të ndodhë në Shqipëri, tani edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor nëse nuk fiton Edi Rama Tiranën , pra do të bëhet "kiameti", sipas tij . Pra "do të kemi ditën e kiametit" thotë Rama çdo ditë dhe ashtu thotë edhe Mero Baze me Shpëtim Nazarkon.

Pra nëse flasim tani se në Shqipëri, rrethanat ligjore dhe faktike të rastit të zgjedhjeve të 8 majit janë për nga natyra e vendimit të krahasueshme me Floridën, atëhere përse Rama dhe Erjon Veliaj nuk marrin këtë shembull dhe të pranojnë humbjen siç ndodhi në Amerikë, me rastin që u bë përcaktuese se kush do të ishte fituesi i garës presidenciale midis ish-zëvendëspresidentit Al Gore dhe ish-guvernatorit të Teksasit George W. Bush, që garonin për postin e Presidentit.

Po për çfarë? do të marrë Shqipëria tatëpjetën sepse nuk fitoi Rama ? Kjo është aq sa absurde aq dhe e pa besueshme...!

Kolegji Zgjedhor Shqiptar e ka cilësuar normalë rezultatin e Tiranës, i nxejerrë sipas numërimit të fletëve të hedhura gabim nga Komisioni Qëndrorë i Zgjedhjeve, ku fitues me 81 vota para doli fitues Lulëzim Basha. Edi Rama, me rrugën dhe skenarin që ka përgatitur, shihet qartë se nuk ka ndërmënd t'a pranojë humbejn.

Ai ka për ta kundërshtuar rezultatin edhe me vendimin e sistemin e drejtësisë që ka Shqipëria, përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Ai i çonë me dekleratat e tij militantët stalinist vetëm tek protesta në rrugë, të cilat, as më shumë e as më pak, megjithëse janë shprehje e lirisë në demokraci, nuk mund të zëvendësojnë strukturat e shtetit ligjor, që janë këto institucione që Shqipëria me 100 vjet pavarësi dhe 20 vjet demokraci të brishtë ende.

Rama, tani duhet t'i dëgjojë Amerikanët, duhetë të dëgjojë Brukselin me vëmendje dhe të ruhet nga stalinistët, marksistë leninistët e PS dhe opozitës, qofshin këta opinionsit apo dhe politkan, që rrinë sa në një televizion dhe tjetër,( tre herë në një natë e kam parë të njejtin opinonist në Tiranë nëpër televizione të ndryshme) dhe që vetëm e këshillojnë atë se "Po qese se nuk fiton Rama Tiranën , Shqipëria - rrezikon të marrë tatëpjetën".

Kështu që Florida dhe shteti ligjor duhet marrë si shembull që duhet të përcjell tek Rama , dhe Erjon Veliaj, pra atë që na dha Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rastin e Floridës. Dhe ka arsye që Edi Rama, t'i thërrasë "mëndjes" së tij dhe opozitës dhe milantantëve stalinist, që të bëjnë të njëjtën gjë, pra në mënyrë demokratike të pranojnë humbjen. Rama të mos e lexojë atë çka i thonë "ata që gjithçka e shohin me syzët e staliniste", se janë pikërishtë ata që ka rrotull tij, Rama dhe i sillen e spërdrishen sipas inetersave të tyre.

Sepse, për çdo gjë çfarë do të ndodhë, tani në Shqipëri, edhe mbas vendimit të Kolegjit Zgjedhorë do të bjerë përgjegjësia mbi të, pra Ramën dhe do të jetë edhe në dëmë të vetë Partisë Socialiste. E cila tani është "katandisur për fatë të keq " si një shoqatë apo organizatë" politike.

Të gjithë e kemi parë se qysh në fillim ka qënë vazhdimisht maxhoranca, ajo që tha edhe me Kryeministrin Berisha, liderine maxhorancës se" Ai do të garantoi dhe se do te respektoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor per Tiranen, pavaresisht nese ky do te ishte apo jo ne favor te zotit Basha,.

Diçka që fatkeqësisht opozita, pra vetë Rama në këtë rastë asnjëherë nuk e bëri këtë të paktën qoftë edhe në mënyrë deklerative.

Kryesocialisti Rama, kreu i opozitës në Shqipëri, asnjëherë nuk u deklarua se do të njohë zgjedhjet, çka la të kuptojmë se ai "I fitonte apo i humbte zgjedhjet - në Tiranë, rruga e tij ishte zgjedhur me synim që të rrëzojë qeverinë dhe ai të bëhet kryeministër". Një karrige e ëndërrua nga Rama kjo sado që ai mundohet t'a fsheh në planet e tija.

Kjo u pa edhe nga deklerata e "tensionuar" që kryetari i PS-së, dha sot një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor . Ku Rama nuk tha asgjë se çfarë do të bëjë nësë kërkesa e tyre bie poshtë përsëri. Në deklaratën e tij Rama ka qënë fare i pa kuptueshem dhe besojë se asnjëri nuk arriti të marrë vesh se çfarë do të thoshte në një "fjalim të shkurtër propogandistik" , ndërsa nuk la "gurë e hunjë" pa hedhur tek KQZ-ja, dhe Kolegji i Zgjedhjeve, hodhi dhe një "shashk" duke ia vënë "vulën" kësaj deklerate të pakuptimtë duke e përmbyllur se " Kolegji Zgjedhor, është kapur peng i kryeministrit dhe ne do t'i drejtohemi përsëri atij?!

Në pyetje është se sipas Ramës "Partia Socialiste do të vazhdojë betejën ligjore" për të kundërshtuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi vendimin e Komisionit Qëndror të datës 23 maj, duke shpallur fitues Lulzim Bashën. Por, cilën drjetësi ? Atë që e "pështyu" Rama sot në dekleratën e tij apo ka ndonjë drejtësi tjetër që Rama nuk po na i tregon"

Kreu i opozitës Edi Rama edhe nuk arriti në asnjë frazë të fjalës së tij të artikuloi në mënyrë të qartë, se cilat do të jenë hapat ligjorë që do të ndjek dhe do ti drejtohet opozita dhe Rama institucioneve ndërkombëtare për të thënë fjalën e fundit. Kësaj i thonë ship "Merre me lengë se misihi u mbarua".

Në daljen e tij të parë pas vendimit të Kolegjit, kryetari i Partisë Socialiste e përcaktoi vendimin e Kolegjit si një padrejtësi të radhës në dëm të popullit.

Kreu i selisë rozë ndër të tjera deklaroi se shumë shpejt ata do ti drejtohen përsëri Kolegjit. E veçanta e deklaratës së kreut të opozitës ka qenë fakti se nuk janë përmendur protestat, pavarësisht se më parë është deklaruar se do të zhvilloheshin në rast se Kolegji do të linte në fuqi vendimin e Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GREQIA NA PËRKET NEVE PO AQ SA EDHE GREKËVENga PËRPARIM DEMI (06.05.2011)
PËR GREQIZIMIN E SHQIPËRISË KA GISHT EDHE BASHKËSIA EVROPIANENga GANI MEHMETI (06.05.2011)
LIBERTATEA E BUKURESHTIT DHE KOSOVA IME E DASHURNga BAKI YMERI (06.05.2011)
"KOSOVA E BUKUR" SYNON ZVOGËLIMIN E PAPUNËSISË (06.04.2011)
RROSH E DËNON ARRESTIMIN E BELGZIM KAMBERIT (06.04.2011)
SCHWABBE: ESKPOZITA PËR GJENOCIDIN KOMUNIST NË SHQIPËRI TRONDITËSE DHE TËRHEQËSE (06.04.2011)
"BURGJET E SHTETIT BURG" - EKSPOZITË NË LAJPCIG PËR DIKTATURËN NË SHQIPËRI (06.03.2011)
PARULLA PATRIOTIKE ME PATATE KOSOVENga REXHEP SHAHU (06.03.2011)
KADARE: SERBIA KA DETYRIM TA NJOHË KOSOVËN (06.03.2011)
RUFI OSMANI: DO TA MARRIM HISEN TONË (06.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]