VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës
E Hënë, 05.11.2009, 03:38pm (GMT+1)

 Zëri i Amerikës - Kongresmeni amerikan Eliot Engel po zhvillon një vizitë në Shqipëri, i shoqëruar nga një grup shqiptaro-amerikanësh.  Pasi pa nga afër punimet qe po kryhen për ndërtimin e rrugës së re qe do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, kongresmeni është ndalur edhe në qytetin e Shkodrës. Ai përshëndeti pranimin e Kosoves në Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe vetë ai po punojnë për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës. Z. Engel tha se mbështet zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Serbia, tha ai, duhet të largohet nga politika diskriminuese e së kaluarës dhe të shikojë drejt së ardhmes pasi Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara, tha kongresmeni Engel, kanë bërë përpjekje të shumta që edhe vende të tjera të njohin pavarësinë e Kosovës.
Ai vlerësoi edhe përpjekjet e diplomacisë shqiptare në këtë aspekt.

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, biznesmeni Harry Bajraktari, i cili tha se Shqipëria ka shumë dallim nga viti 2005 dhe ka ecur përpara në zhvillimin ekonomik. Ai tha se po shikon mundësinë për të investuar në disa projekte në Shqipëri.

Zoti Bajraktari, i cili ka tashmë investime në Kosovë, u bëri thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Perëndim që të vijnë dhe të investojnë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reagime për anëtarësimin në FMN (05.10.2009)
Shqipëria u përpoq ta shpëtonte Norbert Joklin nga kthetrat e nazizmit (05.08.2009)
Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj (05.07.2009)
VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ (05.06.2009)
Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani (05.05.2009)
Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik (05.04.2009)
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë (05.02.2009)
Të hënën artistët tanë në Moskë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë (05.01.2009)
Sa do të rrinë forcat te Kroi i Vitakut? (04.30.2009)
Mbi 30 milionë shqiptarë në 83 shtete të botës (04.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]