VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 06:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it
E Martë, 05.12.2009, 08:10am (GMT+1)

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtar të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit është vënë në vështirësi. Kurikulumi i drejtueses së këtij misioni, ambasadores britanike Audry Glover, ndonëse i mbushur me një përvojë të pasur shumëvjecare në vëzhgimin e zgjedhjeve, së fundmi edhe ato të zhvilluara vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara ku ajo ishte në krye të misionit të ODIHR, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funskionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë kur ajo nga 1994 deri në 1997 ishte drejtoreshë e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë e cila është sërish sot në pushtet ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover. Madje sipas eksponentëve të shumicës raporti i atëhershëm i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare.

Situata duket se ka hyrë në një ngërç. Në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë. Në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Autoritetet shqiptare shpresojnë në një zgjidhje konsensuale, që mesa duket të përmbajë një tërheqje pa zhurmë të ambasadores Glover. Në situatën e krijuar është përfshirë edhe Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Në një komunikim telefonik me Zërin e Amerikës ai shpjegoi se qeveria e kundërshton shefen e misionit të ODIHR-it për problemet e lindura në 1996. Zoti Ristani shtoi se interesi është që palët në procesin zgjedhor të kenë besim te procesi dhe kur njëra palë nuk ka besim te arbitri, ky besim mund të cënohet.

E pyetur nga Zëri i Amerikës pak ditë më parë nëse ishte e shqetësuar për kundërshtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit të saj ambasadorja Glover tha ajo do të bbënte punën e saj sic duhet duke shtuar se 1996 është një histori që i përket së kaluar dhe se në këto 13 vite Shqipëria ka ndryshuar shumë. Duket se jo më kot, në konferencën për shtyp të së premtes, në deklaratën e saj kishte një frazë jo të zakontë në raste të tilla:

"Kam dëshirë të theksoj se nuk kemi mbërritur këtu me ndonjë paragjykim apo ndonjë axhendë të fshehur. Si gjithnjë do të lemë që faktet të flasin vetë".

Një frazë që i ngjan më tepër një mesazhi garancie se ngjarjet e 13 viteve të shkuara nuk kanë vend në mision e saj aktual.

Por kur po mbushet java që ndodhet në Tiranë, ambsadorja Glover nuk ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e jashtëm dhe as me kryeministrin, sic ndodh rëndom duke qenë se është qeveria ajo që i fton vëzhguesit. Situata shihet si jo e thjeshtë në OSBE, pasi një tërheqje e mundshme e ambasadores do të krijonte një precedent problematik për këtë organizatë, për misionet e ardhshme të vëzhgimit të ODIHR-it, vecanërisht në vendet që ende kanë problem me zgjedhjet e lira e të ndershme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës (05.11.2009)
Reagime për anëtarësimin në FMN (05.10.2009)
Shqipëria u përpoq ta shpëtonte Norbert Joklin nga kthetrat e nazizmit (05.08.2009)
Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj (05.07.2009)
VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ (05.06.2009)
Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani (05.05.2009)
Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik (05.04.2009)
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë (05.02.2009)
Të hënën artistët tanë në Moskë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë (05.01.2009)
Sa do të rrinë forcat te Kroi i Vitakut? (04.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]