E Premte, 03.29.2024, 02:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë
E Martë, 05.12.2009, 04:04pm (GMT+1)

Presidenti Fatmir Sejdiu ka përsëritur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Shkupi zyrtar për inaugurimin e presidentit maqedonas. Ky veprim cilësohet fyerje nga opozita, por jo edhe nga institucionet.



Derisa në Shkup inaugurohej presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, në Prishtinë, presidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi se Shkupi zyrtar nuk i kishte dërguar ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

"Presidenti Sejdiu është shumë i sigurt se nuk ka marrë ftesë nga Qeveria maqedonase.
Jo, jo, jo. Unë nuk kam kurrfarë ftese", ka thënë Sejdiu, duke sqaruar edhe një herë konfuzionin e krijuar në lidhje me arritjen e kësaj ftese.

Mediat vendore edhe sot kanë njoftuar se presidentit i është dërguar ftesa, por ai është lutur që të mos marrë pjesë, për shkak të pranisë së presidentit serb, Boris Tadiq, në ceremoni.

Ka ndodhur që në forume apo konferenca të ndryshme, të organizuara në rajon apo botë, zyrtarët e shtetit serb t'i lëshojnë takimet në shenjë proteste ndaj pranisë së zyrtarëve shtetërorë të Republikës së Kosovës.

Mediat vendore njoftojnë që për t'i ikur një incidenti të tillë, Shkupi zyrtar fillimisht nuk ka dërguar ftesë, ndërsa më vonë e ka bërë këtë, por në kanale jozyrtare ka lutur Sejdiun që të mos marrë pjesë.

Të gjitha këto pohime hidhen poshtë nga kabineti i Sejdiut, zyrtarë të të cilit mjaftohen me shpjegimin se presidenti nuk ka marrë fare ftesë.

Sidoqoftë, presidenti Sejdiu këtë qëndrim të Shkupit nuk e sheh si shkas, që do të mund të ndikojë në prishjen e raporteve Kosovë-Maqedoni.

"Kur të jenë rrethanat e përshtatshme, unë absolutisht do të kem dëshirë që edhe presidenti i Maqedonisë të jetë në Kosovë, edhe unë të jem në Maqedoni. Prandaj, ne do të jemi në kontakte të vazhdueshme si dy vende. Republika e Kosovës do të nxitojë kualitetshëm të ecë në hapat e vet dhe për ne është me rëndësi që të bëjmë hapa pozitivë brenda vendit, por edhe në raporte ndërkombëtare", u shpreh Sejdiu.

I këtij mendimi nuk është një nga përfaqësuesit e opozitës. Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së, thekson se nëse Maqedonia nuk i ka dërguar ftesë presidentit Sejdiu, ajo ka fyer Kosovën.

Ai thotë se Prishtina zyrtare nuk duhet lejuar këtë dhe kritikon institucionet për inferioritetin e treguar karshi këtij vendi fqinj.


"Shkupi zyrtar vepron kështu karshi Kosovës, sepse Kosova nuk e ka asetuar pozitën e vet qartë. Përkundër faktit që edhe Shqipëria, edhe Kosova, pra faktori shqiptar në Ballkan është faktor që ka ndikuar esencialisht në vetë ekzistencën e Maqedonisë, faktit që i vetmi në rajon e njeh Maqedoninë në tërësinë e saj si politike, si etnike, në cilindo variant tjetër, prapëseprapë Shkupi zyrtar gjen luksin të sillet në këtë mënyrë me ne", shprehet Gjini.

Ndërkohë, kabineti i presidentit ka mohuar edhe deklaratat se zoti Sejdiu është ftuar për një vizitë zyrtare në Maqedoni më 21 ose 22 maj. Në rast se kjo vizitë do të zhvillohej, Sejdiu do të bëhej burrështetasi i parë i huaj që realizon takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.
(Evropa e Lirë)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it (05.12.2009)
Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës (05.11.2009)
Reagime për anëtarësimin në FMN (05.10.2009)
Shqipëria u përpoq ta shpëtonte Norbert Joklin nga kthetrat e nazizmit (05.08.2009)
Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj (05.07.2009)
VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ (05.06.2009)
Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani (05.05.2009)
Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik (05.04.2009)
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë (05.02.2009)
Të hënën artistët tanë në Moskë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë (05.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]