VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë
E Mërkurë, 05.13.2009, 01:49pm (GMT+1)

Në bazë të statuteve të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë,  në mbledhjen plenare të rradhës të zhvilluar dje, Shkëlqesia e Tij Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi Metropolit i Arkidioqezës Metroplitane Tiranë-Durrës, u rizgjodh President i kësaj Konference. Ai rizgjidhet per nje mandat tjeter tre vjecar. Zv-president u zgjodh Shkëlqesia e Tij Imz. Angelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Shkodër Pult. Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Sh. T. Imz. Luçian Avgustini ipeshkëv i Dioqezës së Sapës. Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë është e përbërë nga shtatë ipeshkëvinj. Hierarkia e Kishës Katolike në Shqipëri u ripërtëri nga Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II më 25 prill të vitit 1993 me shugurimin e katër ipeshkëvinjë të parë pas rënies së komunizmit: Imz. Frano Illia, Imz. Rrok Mirdita, Imz. Robert Ashta e Imz. Zef Simoni që është kthyer në shtëpinë e Atit vetëm para pak muajsh. Prej tyre vazhdon detyrën e Tij Imz. Rrok Mirdita në krye të Arkidioqezës Tiranë Durrës.
     Konferenca Ipeshkëvore është një institucion permanent i ipeshkëvinjëve katolikë të një vendi apo territori, e cila ushtron disa funksione me karakter baritor për të mirën e besimtarëve te atij vendi apo territori. Ajo themelohet, nga autoriteti suprem i Kishes dhe po nga ai autoritet shperbehet apo modifikohet. Te mbledhur ne Konference, ipeshkëvinjtë si barinj të Kishës dhe të popullit që u është besuar, kujdesen për të mirën e tij dhe mund të ndërmarrin nisma të përbashkëta ligjore (me lejen e Selisë së Shenjtë), apo edhe me karater baritor.
     Në Shqipëri në disa raste Konferenca Ipeshkëvore ka dale me deklarata të përbashkëta në lidhje me probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare apo edhe vetë Kishën në Shqipëri. Kujtojmë edhe rolin e veçantë që Konferenca në këto vite ka pasur për dialogun ndërfetar, bëjnë të ditur burime nga zyra e shtypi të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë. (ATSH)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë (05.12.2009)
Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it (05.12.2009)
Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës (05.11.2009)
Reagime për anëtarësimin në FMN (05.10.2009)
Shqipëria u përpoq ta shpëtonte Norbert Joklin nga kthetrat e nazizmit (05.08.2009)
Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj (05.07.2009)
VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ (05.06.2009)
Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani (05.05.2009)
Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik (05.04.2009)
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë (05.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]