E Premte, 03.29.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

MESIQ: NE SLLAVËT FILLUAM TË VIJMË NË SHEKULLIN E SHTATË, DHE SHQIPTARËT E ILIRËT I GJETËM KËTU


E Mërkurë, 07.20.2011, 04:04pm (GMT+1)

 


Emri i presidentit Stjepan Mesiq ka qenë një referencë për zhvillimet në ish-Jugosllavi, ndërsa dhe libri i tij do të mbetët po ashtu një referencë për breza të tërë, është thënë në promovimin e librit "Si u shkatërrua Jugosllavia" të ish-presidentit Kroat Stjepan Mesiq.
Hapësira ishte shumë e vogël për t'i zënë tërë ato personalitete, të cilat kishin ardhur ta nderonin promovimin e librit të një miku të madh të shqiptarëve, siç është Stjepan Mesiq.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu ka thënë se presidenti Mesiq është njeri që më së shumti ka përkrahur popullin shqiptar dhe ka dhënë një kontribut të madh për stabilitet në tërë Ballkanin.
"Presidenti Stjean Mesiq është njeriu më pro shqiptar, më pro kosovar, që unë kamë njohur nga udhëheqësit e rajonit dhe këtë ai e ka treguar jo thjeshtë me dëshirat e tija, por e ka treguar në vazhdimësi me planin e drejtë për zgjidhjen e problemeve që ka pasur Kosova, që kanë pasur shqiptarët, por jo vetëm kaq president Mesiq ka dhënë një kontribut të madh për rritjen dhe forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit", ka thënë ai.
Ndërsa ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se presidenti Mesiq ka qenë një referencë për të gjitha zhvillimet e kohës së ish-Jugosllavisë, ndërsa sipas tij libri i tij për shkatërrimin e saj e tregon, mesë miri përkushtimin e tij shpirtëror dhe të saktë për atë kohë.
"Nga faqja e parë deri në të fundit e gjejmë përkushtimin shpirtëror të dëshmisë së gjallë, të analizës së thellë dhe të saktë të Stjepan Mesiqit. E kemi ndjekë dhe e kemi përcjellë atë kohë dhe ka qenë kohë që emri i tij ka qenë referencë dhe them sa ka qenë referencë Stjepan Mesiqi për zhvillimet e atëhershme për aq për breza të tërë do të jetë edhe pas nesh referencë ky libër me një përmbajtje të thellë", ka thënë ish-presidenti Sejdiu.
Për ta dëshmuar se sa është pro shqiptarëve, vet autori i librit "Si u shkatërrua Jugosllavia", Stjepan Mesiq ka përmendur disa fakte të shkatërrimit të ish-federatës, ndërsa sipas tij bota në atë kohë shqiptarët i shikonte si një pakicë kombëtare.
"Bota nuk e ka kuptuar mjaft mirë çështjen e Kosovës, mendohej dhe niseshin nga mendimi se shqiptarët janë pakice kombëtare, por unë kamë thënë se në Kosovë shqiptarët gjithnjë ishin shumicë, ne sllavët vijmë në këtë pjesë në shekullin e 7 dhe shqiptarët dhe ilirët janë këtu", ka theksuar ai.
Këtë promovim të librit e kanë përshëndetur edhe zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilët kanë thënë se është kënaqësi të nderohet një mik i madh i shqiptarëve, i cili ka kontribuar në drejtësi, liri dhe demokraci të shteteve./kosovapress/

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHILLI I EUROPËS: PAANSHMËRIA DHE PROFESIONALIZMI I KOMISIONEVE ZGJEDHORE NË SHQIPËRI SHUMË TË RËNDËSISHME (07.20.2011)
ZVOGËLIMI I FLAMURIT NË MAQEDONI I FYEN TË GJITHË SHQIPTARËT (07.19.2011)
FRYMË E RE RINORE APO KLON I POLITIKËS AKTUALE? (07.19.2011)
E BUKUR, POR E TRISHTUESHME- Përsjatje mbi vëllimin poetik "Marr përdore hijen time" – Nga DANIEL GÀZULLI (07.17.2011)
Një urim për prof. dr. Muhamet Shatrin me rastin e 65 vjetorit të lindjesPROF. DR. MUHAMET SHATRI PASUES I DENJË I RRUGËS SË TRASUAR NGA RILINDASIT TANË PËR BASHKIM KOMBËTARNga Mr. sc. NUE OROSHI (07.16.2011)
BARJAM REXHEPI: NJË KOMB - NJË PASAPORTË, MISION I PAMUNDUR (07.15.2011)
NË 50 VJETORIN E VRASJES SË LULIT TË VOCËRRNga BEDRI ISLAMI (07.15.2011)
U PËRCOLL PËR NË BANESËN E FUNDIT DOM SIMON JUBANI (07.14.2011)
MAQEDONI: VAZHDON DEBATI PËR GJUHËN DHE FLAMURIN SHQIPTARNë Kuvendin i Maqedonisë po debatohet për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar (07.14.2011)
GJUHA SHQIPE NË PARLAMENTIN MAQEDONAS (07.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]