VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të Europës Nga Kerin Hope në Athinë E Premte, 05.15.2009, 10:43am (GMT1) Shqipëria shfaqet si një dritë në hartën e zezë ekonomike të Europës, në një kohë që Entet Ndërkombëtare vijojnë të parashikojnë me bindje një rritje pozitive me rreth 1.2% për këtë vit. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, fqinj të Shqipërisë, po kërkojnë ndihmë urgjente financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ia doli që të sigurojë një kredi tregtare afatmesme prej 250 milion euro nga Deutsche Bank dhe Alpha Bank e Greqisë. Ky fond lejon qeverinë e djathtë të kryeministrit Sali Berisha të kompletojë vijimin e autostradës për në Kosovë, një projekt kyç infrastrukturor. Guvernatori i Bankës Qendrore, Adrian Fullani, u shpreh për Financial Times se kredia ndërkombëtare që i jep Shqipërisë është një dëshmi besimi e investitorëve të huaj dhe njëkohësisht kjo kredi do të ndihmojë në stabilitetin e likuiditetit të marrëdhënieve tregtare të brendshme. "Ne po e kalojmë krizën me më pak dhimbje se të tjerët. Kërkesa është ende e fortë dhe defiçiti buxhetor është nën kontroll", është shprehur Fullani. "Zgjerimi i kredisë (kreditimi i ekonomisë) mendohet të bjerë nga 36 në 15% për këtë vit dhe kjo është një 'pasuri' në këtë kohë", tha Fullani. Bankat austriake, italiane dhe greke, të cilat kontrollojnë rreth 70% të aseteve në sistemin bankar janë të kapitalizuara mirë, me fitim dhe kanë shfaqur performancë të fortë gjatë serive të testeve që kemi filluar vitin e fundit, - tha ai. Në një kohë që Shqipëria shihet me sy të mirë, dhe ka një normë kreditimi të pavarur, gjithsesi ajo nuk i ka shpëtuar impaktit të reçesionit ekonomik. "Po ecën më mirë se të tjerët, por këtë vit do të ketë një rënie të ekonomisë pas niveleve prej 6 deri në 7%, - shprehet Jens Bastian, ekonomist në Eliamep, një grup ekspertësh me qendër në Athinë. Eksportet e kromit dhe bakrit janë në rënie, së bashku me remitancat, të cilat vitin e fundit ishin rreth 1 miliard euro. Megjithatë, ende investitorë po tregojnë interes. Tirana kohët e fundit nënshkroi projekte energjetike me vlerë mbi 3 miliard euro me kompani italiane, austriake dhe novergjeze për t'i dhënë fund kështu shkëputjeve të gjata dhe kronike të energjisë dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportuese rajonale. "Ne besojmë se Shqipëria do të bëhet një qendër e rëndësishme e tregtisë rajonale, - tha Philip George i Zumax, një kompani zvicerane, që kërkon të marrë me konçesion prej 400 milion euro Portin e Vlorës". Zoti Fullani tha se në fund të zgjedhjeve të përgjithshme të qershotit, qeveria do të kërkojë një marrëveshje të re me FMN, në mënyrë që të ruajë besimin e investitorëve - "jo financim, por ndihmë teknike për më shumë reforma strukturore. *** Kredia, dëshmi e besueshmërisë së investitorëve të huaj në Shqipëri www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |