VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KLUBI I ARTIT SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, DURRËSReportazh nga MIMOZA EREBARA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 06:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KLUBI I ARTIT SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, DURRËS

Reportazh nga MIMOZA EREBARA


E Premte, 07.22.2011, 09:52am (GMT+1)

Të jetosh në Durrës nuk është edhe aq "katastrofë", sikur etiketohet me pa të drejtë nga "tiranasit". Jeta e solli që unë të shpërngulem nga Tirana dhe të jetoj në Durrës. Isha gjithsesi në një tokë të njohur. Si fëmijë pushimet gjithnjë i kishim bërë pranë Adriatikut në Plazhin e Durrësit, me vite. Dhe mendoja kësisoj se se njihja Durrësin nga ai perceptim fëmijëror me më shumë dritë e valëza e shkumbe deti të ngrohtë e të bardhë. Për mua për vite me rradhë Durrësi ishte ky- deti që më fton të rri me të! Më pas, vite më vonë, zbulova se Durrësi nuk ishte vetëm deti dhe dielli, nuk ishte vetëm pushimet e gëzueshme dhe miqësitë e shkurtra po aq të gëzueshme. Zbulova se Durrësi ishte porta e parë mikëpritëse e familjes së babait tim kur ata u detyruan të largohen nga dhuna serbe-maqedonase, nga Dibra e Madhe drejt Shqipërisë. Zbulova se Durrësi, ashtu nën atë kodër të plakur që pret e përcjell pafundësisht lindje dhe perëndime të diellit mbart në vetvete një histori mijëra vjeçare dhe të lakmueshme nga po vetë historia. Të ecësh nëpër Durrës nëpër rruginat e brendshme të tij përballesh në çdo cep me të kaluarën. Është e tepërt të ndalesh e të flasësh për objektet e shumta arkeologjike që gjenden aty dhe të tregosh historinë e tyre. Durrësi të mundëson që historinë ta prekësh, kjo ndjesi e bashkëjetesës më të shkuarën në këtë vend është shumë e fuqishme. Ndjehet në ajër, ndjehet në rrugë, ndjehet në peizazh. Historia merr trajta vetë dhe po vetë të përcjell ngjarjet dhe ty nuk të mbetet gjë tjetër veçse të bëhesh pjesë e saj. Të eksplorosh në Durrës nuk është marrëzi. Kjo si në kontekstin historik, ashtu edhe në atë të sotëm.Të eksplorosh për të gjetur rrënjët që të arrish të kuptosh kush jemi dhe çfarë presim nga vetja, kjo është njëra anë.Ndërsa nga ana tjetër, të kuptosh se kush janë durrsakët e sotëm, çfarë mbartin në vetvete dhe çfarë mundësish ofrojnë për të ardhmen e gjeneratave të reja kjo është një diçka tjetër. Në fakt, në pamje të parë të duket sikur je pranë detit kur ai është i qetë dhe valëzat e tij janë gati të padukshme, kur sipërfaqja bëhet e lëmuar aq shumë sa ke përshtypjen se fare mirë mund të ecësh në të.Por mjafton një puhizë e lehtë që ky imazh të prishet dhe të kthehesh në realitet dhe të kuptosh atë që është në të vërtetë. Durrsakët punojnë shumë dhe invenstojnë po shumë në vlera intelektuale.Durrsakët janë me shije dhe vizion. Durrsakët janë artdashës.E cilësoj këtë si një nga treguesit më të rëndësishëm të një kombi. Një komb nuk mund të ekzistojë (ose ekziston por jo në atë status që është!) po qe se nuk rigjeneron vlerat e tij shpirtërore. Një komb mund të jetë i pasur, por mund të jetë dhe i varfër, për njëmijë e një arsye. Por një kombi nuk i lejohet të humbasë vlerat e tij shpirtërore sepse në këtë mënyrë ai fillon rrugën pakthim të shpërbërjes dhe të humbjes së integritetit të tij, në raport me kombe të tjerë. Nuk ndodh shpesh që një qytet port të ruajë lashtësinë e tij dhe veçantinë e tij. Vetë fakti i të qenit port nënkupton lëvizje të shumta dhe ardhje e shkuarje po aq të shumta, gjë që sjell edhe kultura të ndryshme të cilat edhe mund të interferojnë me njëra tjetrën.Kjo na çon në një përfundim tjetër të llogjikshëm, në atë se përse ne e pranojmë që durrsakët janë tolerantë dhe të mirëkuptueshëm.Me pak fjalë qyteti nuk mund të jetojë një tjetër jetë përpos asaj që mbart me vete dhe që e çon përpara përmes gjeneratash të reja.Midis të qenurit dhe të mosqenurit, Durrësi dhe durrsakët zgjedhin me krenari të jenë. Është një qytet që "prodhon" gjithnjë artistë të cilët i japin tonet jo vetëm jetës së qytetit të tyre por edhe nëpër botë, kudo ku ata jetojnë.Këtë e mëson kur gjendesh në mjediset e Klubit të Artit Sigal.Tashmë Durrësi ka një Klub Arti, i cili funksionon si pjesë e një strukture më të gjerë, të asaj të Kompanisë prestigjioze të Sigurimeve në tregun vendas po ashtu edhe në rajon, asaj SIGAL UNIQUE GROUP AUSTRIA. Është një Kompani që tani ka një profil të sajin të spikatur dhe që operon me shumë sukses në tregun e sigurimeve. Dhe të mendosh që objektivi i saj për tregun shqiptar pothuaj ishte krejt i panjohur. E krijuar më 1999, në prag pranvere ajo solli vërtetë një këndshikim të ri të çdo individi dhe biznesi, në raport me të kuptuarit e vetes dhe të ecurisë së vetvetes. Ofroi një risi në Shqipëri, gjë e cila tani nuk është më e tillë sepse në fakt tashmë përbën një traditë. Të krijosh një traditë nga hiçi është e tepërt të themi se kjo nënkupton sukses dhe vetëm sukses. Me 50 degë, 250 agjenci, 200 punonjës ajo operon në të gjithë rajonin e Ballkanit e sidomos në Kosovë, Maqedoni. Theksojmë se është një kompani private dhe për më tepër e licensuar si për sigurimin e Jetës ashtu edhe për risigurimin e Jo-Jetës. Në arkivin e trofeve ajo rreshton edhe 4 çmime prestigjioze si "Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri", "Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas totalit të primeve", "Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas kthimit mbi aktivitet", "Shoqëriaa më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fitimit bruto". Këto janë çmime që janë dhënë nga "Financë Central Europë". Përfshirja e kësaj kompanie në "Uniqa Group Austria" e bën atë edhe më të besueshme dhe i krijoi mundësinë e shtrirjes edhe përtej zonës së Ballkanit duke operuar në tregjet Europiane. Të gjitha këto flasin për një seriozitet në hartimin e strategjive afatshkurtëra dhe atyre afatgjata. Strategji që deri më tani kanë rezultuar të sukseshme dhe që pretendojnë për shumë më tepër. Gjë që padyshim është vetëm çështje kohe. Qartësia dhe vizioni që ka kjo kompani dhe drejtuesit e saj për ecurinë e shoqërisë në përgjithësi por edhe në njohjen e tregut dhe të rregullave të lojës së biznesit padyshim që e rreshtojnë këtë kompani në krye të listës, duke i dhënë në të njëjtën kohë edhe jetgjatësinë e qëndrueshmërinë në tregun labil të biznesit. Në këtë mënyrë kjo kompani realizon vetveten dhe në të njëjtën kohë realizon edhe punonjësit e saj, por ajo çka është e rëndësishmë ajo realizon një marrëdhënie të qëndrueshme me klientin. Kujdesi me të cilin kjo Kompani trajton klientin duke e bërë atë të ndjehet gjithnjë i rëndësishëm bën që po ajo vetë të shtojë herë pas herë edhe gamën e shërbimeve që i ofron duke e shtuar gjithnjë e më shumë atë. Është e vetmja kompani që ofron sigurim si për paketën e e sigurimit të jetës , të pasurive të paluajtshme po ashtu edhe për ato të luajtshmet, si për shëndetin, pensionin, sigurim për nxënësit e studentët dhe për raste aksidentesh të ndryshme. Krijimi i kartave të sigurimit "E Artë, E Argjendë, Standard" që kapin vlera monetare nga 500.000 euro/vit - 50.000euro/vit, padyshim që janë arritje për këtë kompani dhe mirëbesim dhe shtim të klientelës, që në fund të fundit përbën edhe një nga objektivat kryesorë të veprimtarisë së saj.

Ndërsa unë mundohem të kuptoj kush është SIGAL, miqtë e mi poetë, shkrimtarë, gazetarë, piktorë kanë ngritur gotën e verës dhe urojnë Ardi Omerin, autorin e vëllimit poetik "Puthma shpirtin", i cili po promovohet në mjediset e këtij Klubi Arti, këtu në Durrës në këtë mbrëmje të nxehtë vere. Një promovim i thjeshtë por i ngrohtë. Kam në krah drejtoren e degës së Durrësit, zj, Mimoza Mele të cilën "e mërzis" me pyetje rreth Kompanisë Sigal. Sepse desha të di për lindjen dhe jetën e kësaj kompanie, për objektivat dhe strategjitë që ajo ka, gjë që zonja Mimoza me shumë dashuri dhe durim më shpjegon:

"Padyshim që kemi një strategji të mirëpërcaktuar dhe fleksibël ndaj kërkesave të tregut. Dhe është e tepërt të themi që qëllimi ynë kryesor është biznesi, kjo është një kompani biznesi dhe si qëllim madhor kjo ka rritjen e saj dhe financa të shëndetshme. Por nga drejtuesit, e posaçërisht nga zoti Avni Ponari që është edhe Drejtori i Pëgjithshëm i kësaj kompanie, jo më larg se vitin që shkoi u hodh ideja e krijimit të një klubi arti, ku artistët të takojnë njeri-tjetrin dhe të kenë një mjedis për të promovuar krijimet e tyre.U zgjodh Durrësi. Ndoshta për historinë, ndoshta për detin, ndoshta për njerëzit, ndoshta për krijuesit... Cilado qoftë arsyeja, fakti është që tashmë në Durrës ka një Klub Arti i cili që nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot nuk ka rreshtur së promovuari vlera artistike, duke u bërë kështu një pikë referimi për mjaft artistë. Qëllimi ynë është që të bëjmë që shkrimtarët dhe poetët si dhe piktorët të ndjehen mirë dhe të dëshirojnë të vijnë këtu, qoftë edhe për të pirë një kafe e për të diskutuar me njeri-tjetrin.Kjo është arsyeja që edhe në këtë aspekt është ndërtuar një plan dhe janë vendosur disa pika orientimi pune".

Salla ndërkohë kumbon nga zëri i Agim Xhekës i cili po reciton disa nga poezitë "Puthma shpirtin" të poetit që na mblodhi sonte këtu. Të gjithë dëgjojnë dhe përpiqen të ndjejnë vargjet që flasin aq shumë për shpirtin e humbur, shpirtin e gjetur, shpirtin e ndezur, shpirtin e rrëgjuar, shpirtin e hareshëm, shpirtin e dashuruar...Klubi Sigal nuk është më aq i vogël sa u duk në fillim. Njerëzit janë ata që përcaktojnë kufijtë dhëe masat. Dhe kur arti merr udhë kufijtë ikin tutje, gati zhduken dhe aty brenda atyre mureve krejt konvencionalë artistët ndihen zotër të universit...Vështrimi më shkon drejt mureve në të cilat janë renditur libra. Në një kënd është një ekspozitë pikture.

"-Në fakt veprimtaritë në këtë Klub kanë nisur si me promovim librash, po ashtu edhe me ekspozita pikture. Këtu kanë ekspozuar punimet e tyre shumë piktorë profesionistë si Gjovalin Paci, Familja Faja nga Shijaku, Kristi Kolitari e Jerina Juka, Eduard Karaj nga Tirana, Sytki Brahimi nga Shkodra, por edhe të pasionuar pas artit si Blerta Zhuri, Edison Rruga, Emiona Stasi, si edhe studentët e Akademisë së Arteve, dega e Artit Pamor të cilët u paraqitën në këtë klub." na thotë Shkëlzen Memia, Drejtor i Klubit të Artit dhe Kulturës Sigal "Si shihet pjesën kryesore na e kanë marrë piktorët por tani po punojmë që edhe mjaft promovime librash të jenë të pranishëm këtu. Në fakt janë zhvilluar disa me autorë durrsakë më shumë, sikur Oti Keçi, poezi, Viktor Cenosinaj roman, Sami Velçani dhe sot jemi me Ardi Omerin. Siç shihet vetëm për disa muaj dhe kaq shumë prezantime! Kjo është një shenjë e mirë sepse tregon se Durrësi jeton dhe gjallon fort, nuk ka humbur rrjedhave të kohës por e ka mbajtur fort shpirtin e tij gjallë dhe po aq me xhelozi ua ka transmetuar brezave të etur për dije e kulturë. Kjo vërehet edhe tek libri që është prezent këtu. Kjo është edhe një librari, edhe një bibliotekë e së ardhmes. Tani për tani numëron rreth 700-800 tituj, por ne i marrim me lekë në dorë dhe kundrejt kontratave të rregullta i bëjmë hyrje në Klubin tonë. Dhe me kënaqësi vërejmë se interesi për librin ka filluar të shtohet. Varet nga ne se sa fort punojmë."

Mbrëmja vazhdon udhën e vet dhe sot na ka edhe ne bashkëshoqërues, me poezi në sy e shpirt, e me një gotë verë në dorë ne vazhdojmë të shijojmë vargjet dhe të mendojmë. Por ajo për të cilën biem të gjithë dakort padyshim është respekti për angazhimin e Kompanisë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në mbështetje të vlerave të qytetit të lashtë e të ri,të Durrësit.

MIMOZA EREBARA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË EVIDENTOSH VLERAT UNIKALE TË ISUF LUZAJT I BËN NDER KOMBITOpinion nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.22.2011)
MESIQ: NE SLLAVËT FILLUAM TË VIJMË NË SHEKULLIN E SHTATË, DHE SHQIPTARËT E ILIRËT I GJETËM KËTU (07.20.2011)
KËSHILLI I EUROPËS: PAANSHMËRIA DHE PROFESIONALIZMI I KOMISIONEVE ZGJEDHORE NË SHQIPËRI SHUMË TË RËNDËSISHME (07.20.2011)
ZVOGËLIMI I FLAMURIT NË MAQEDONI I FYEN TË GJITHË SHQIPTARËT (07.19.2011)
FRYMË E RE RINORE APO KLON I POLITIKËS AKTUALE? (07.19.2011)
E BUKUR, POR E TRISHTUESHME- Përsjatje mbi vëllimin poetik "Marr përdore hijen time" – Nga DANIEL GÀZULLI (07.17.2011)
Një urim për prof. dr. Muhamet Shatrin me rastin e 65 vjetorit të lindjesPROF. DR. MUHAMET SHATRI PASUES I DENJË I RRUGËS SË TRASUAR NGA RILINDASIT TANË PËR BASHKIM KOMBËTARNga Mr. sc. NUE OROSHI (07.16.2011)
BARJAM REXHEPI: NJË KOMB - NJË PASAPORTË, MISION I PAMUNDUR (07.15.2011)
NË 50 VJETORIN E VRASJES SË LULIT TË VOCËRRNga BEDRI ISLAMI (07.15.2011)
U PËRCOLL PËR NË BANESËN E FUNDIT DOM SIMON JUBANI (07.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]