E Enjte, 03.28.2024, 10:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor
E Shtunë, 05.16.2009, 08:03am (GMT+1)

Tre vjet më parë Shqipëria do të humbiste një prej zërave më të shkëlqyer të muzikës popullore, interpretuesen virtuoze me zë të magjishëm, Luçie Milotin, e cila - edhe pse e ndërpreu para kohe karrierën artistike - ia doli të fitojë e ta ruajë deri sot cilësimin "Bilbili i Ballkanit".
     Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodër, në një familje me tradita muzikore. Ngjitur në skenë që në moshën 12-vjeçare, rruga e saj artistike do të merrte drejtim profesional në Radion e Shkodrës, për t'u angazhuar më pas në shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti, nën dirigjimin e Preng Jakovës. 
     Transferimi i familjes në vitin 1946 do ta afronte në jetën artistike kryeqytetase. Fillimisht emërohet si soliste në Radio Tirana nën drejtimin e Paulin Palit dhe një vit më vonë emërohet si soliste në filarmoninë shqiptare. Me krijimin e institucioneve të tjera kulturore artistike profesioniste të kryeqytetit, Luçija u aktivizua në Estradën e Tiranës dhe në 1957, emërohet soliste në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të shumta këngët që do të kompozohen për zërin e saj. Do të vazhdojë si soliste në Ansamblin Popullor deri në moshën 45 vjeçare, kur del edhe në pension, për të mos kënduar më publikisht.
     Në repertorin e saj artistik numërohen 500 këngë, të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në vende të ndryshme të botës. "Çila sytë, due me të pa", "Për mue paska kanë kysmet", "Bishtalecat palë palë", "Shpend ma i parë i bukurisë", "Zanusha", "Me zaman asaj furije?, "Çu çue Rushja", etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si "Kaçurrelat e tu", "Synin tënd larushe mij çike", "Me t'shi hajtshamos", etj. Luçie Miloti në karrierën e saj ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në skenat e shume kryeqyteteve të Ballkanit dhe madje të botës. Në Varshavë është vlerësuar me titullin "Bilbili i Ballkanit", ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si "Bilbili me zë kristalor".      
     Për kontributin e saj muzikor, më 1961 mori titullin "Artiste e Merituar", ndërsa disa dekada më vonë u nderua me urdhrin "Mjeshtër i madh" nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendim të bashkisë së Tiranës, një rrugë e kryeqytetit ka marë emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.
     Ajo mbahet mend si këngëtarja me zërin e ëmbël, e cila për vite të tëra u konsiderua si ligjëresha e këngës së bukur shkodrane. Edhe pse e mbylli para kohe karrierën artistike dhe i mungoi fizikisht skenës për vite të tëra, zëri i saj mbetet i paarritshëm edhe sot e kësaj dite nga artistët shqiptarë që e pasuan në fushën e muzikës popullore. ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)
U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj (05.13.2009)
Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë (05.13.2009)
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë (05.12.2009)
Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it (05.12.2009)
Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës (05.11.2009)
Reagime për anëtarësimin në FMN (05.10.2009)
Shqipëria u përpoq ta shpëtonte Norbert Joklin nga kthetrat e nazizmit (05.08.2009)
Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj (05.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]