VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore
E Mërkurë, 05.20.2009, 07:19am (GMT1)

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, vizitën e nënpresidentit amerikan Joe Biden e ka cilësuar si një mesazh të qartë të mbështetjes dhe thellimit të miqësisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës së djeshme në komunën e Vitisë, ku ka inspektuar projektet në realizim dhe ka premtuar ndërtimin edhe të dy shkollave të reja si dhe të palestrës sportive.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit dje në komunën e Vitisë, duke komentuar vizitën e nënpresidentit të SHBA-ve Joe Biden në Kosovë, u shpreh se kjo vizitë është historike dhe mikpritja do të jetë e një protokolli shtetëror, ngase konfirmon mbështetjen dhe thellimin e miqësisë së Kosovës dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

"Populli i Kosovës do të jetë mirënjohës përgjithmonë SHBA-ve për mbështetje. Ardhja dhe mikpritja e zv/presidentit Biden do të jetë e një protokolli shtetëror dhe një mikpritje gjithëpopullore", ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, gjatë inspektimit të projekteve që janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, ka përcjellur punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Beguncë dhe shkollën fillore në Viti, është shprehur se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për investime të reja dhe realizim të projekteve të ndryshme që përmirësojnë jetën e qytetarit të Kosovës.

Ai është inkurajuar me progresin e institucioneve komunale dhe ka theksuar se këto ndryshime që po ndodhin janë një shkëputje si nga e kaluara, po ashtu edhe nga prapambeturia.

"Këto ndryshime që po ndodhin nënkuptojnë shkëputje nga prapambeturia, shkëputje nga e kaluara dhe varfëria në jetën e re të progresit dhe të shtetit te pavarur demokratik e sovran të Kosovës. Këto ndryshime çojnë në zhvillim të vendit, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për integrim të sigurt të shtetit të Kosovës në strukturat e NATO-së dhe Bashkimit Evropian", ka thënë kryeministri Thaçi.

Mes tjerash kryeministri Thaçi ka premtuar për ndërtimin edhe të dy objekteve të reja shkollore, asfaltimin e dy rrugëve dhe ndërtimin e palestrës sportive në Viti.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.