VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë
E Enjte, 05.21.2009, 10:38am (GMT+1)

 

 

 

 

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nderua në Zagreb me "Urdhrin e Madh të Mbretit Tomislav me Brez dhe Yllin e Madh të Agimit", urdhri më i lartë shtetëror i Republikës së Kroacisë. 

     Zyra e shtypit pranë Presidentit bëri të ditur se urdhri i akorduar nga Presidenti kroat Stipe Mesië iu dorëzua z. Topi dje në mbrëmje, në një ceremoni zyrtare në Zagreb. 
     Z.Mesiç vlerësoi kontributin e Presidentit Topi në zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe dy popujve tanë. Ai theksoi miqësinë mes dy vendeve, të cilët më parë kanë jetuar nën sisteme të ngjashme, ndërsa tani ecin me hapa të mëdhenj përpara në drejtim të demokracisë dhe përparimit. 
     "Ju keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e marrëdhënieve kroato-shqiptare. Jam i sigurt që këtë kontribut do të vazhdoni ta jepni edhe më tej. Për gjithë këtë që keni bërë deri më tani ju dekoroj me Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Brez dhe Yllin e Madh të Agimit", iu drejtua Presidenti Mesiç homologut të tij shqiptar.
     Presidenti Topi shprehu mirënjohje, duke e konsideruar këtë urdhër një respekt që i bëhet mbarë popullit shqiptar.       

     "Jam i bindur që kjo dekoratë që po më jepet këtu sot vërtet po merret me titullin personal, por në fakt është kontribut i jashtëzakonshëm i të gjithë atyre që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj miqësie", tha z. Topi. Ai nënvizoi se ky moment është jo vetëm konfirmim i miqësisë së rindërtuar vitet e fundit, por edhe i traditës së hershme të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. 
     Kreu i Shtetit shqiptar nisi dje një vizitë zyrtare tre ditore në Kroaci, në krye të një delegacioni, në përbërje të të cilit janë autoritete të gjyqësorit dhe një grup biznesmenësh. Z. Topi pati dje një takim dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij, Stipe Mesiç. Ai mori pjesë dhe në punimet e forumit të përbashkët ekonomik të Dhomave të Tregtisë të dy vendeve, në Zagreb.  ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)
U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj (05.13.2009)
Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë (05.13.2009)
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë (05.12.2009)
Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it (05.12.2009)
Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës (05.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]