VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 7 "V" të personalitetit Sali Berisha

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
7 "V" të personalitetit Sali Berisha
E Premte, 05.22.2009, 08:00am (GMT+1)

 

 

 

                            1.  VIKTORIAN: FITIMTAR

 

 Viti 1990, me fillimin e pluralizmit politik, në të gjithë ecurinë e Demokracisë Shqiptare të dy dekadave të fundit, deri në vitin 2009, në qytete e fshatra të Shqipërisë, në Kosovën Dardane e deri në Lojrat Olimpike Botërore në Pekin, Lideri historik, Prof. Sali Berisha, në madhështinë e tij epokale, shfaqet i portretizuar edhe me dorën përshëndetëse e frymëzuese të ngritur lart simbolikisht me gishtat në formë "V"-je, (Vittitoria - Victoria), përndryshe: Fitore, Fitimtar.

         V-Victoria, si simbol, ka dëshmi se e ka origjinën e vet pellazgo-ilire, e për më tepër, personaliteti që e bëri më së forti moto të tij këtë përshendetje, ishte Shën  Konstadini i Madh, (rreth vitit 280 deri më 337), Perandor i Perandorisë Romako-Ilire, me origjinë ilire, nga Nishi i Dardanisë, (dikur kryeqytet perandorak), biles edhe e përdori në kurorën perandorake si titull  "Victor" (Fitimtar Ngadhënjyes) deri në fund të jetës së vet rreth 60 vjeçare. Për arritjet e tij  përjetësore vlerësohet ndër 10 njerëzit më të mëdhenj të njerëzimit, nga "Koha e Neandartalit" deri te "Epoka e Internetit".

 Viktoriani shqiptar, njeriu i fitoreve historike, i rivjen Kombit Shqiptar, si një fat i kohës, si një sfidë e dy shekujve të fundit: Është Lideri i Formatit  Ndërkombëtar, Prof. Dr. Sali Berisha, që merr vlerësime ndërplanetare për virtytet e kontributet e tij.  "Bën një fushatë si të Kenedit" (SHBA), "Njeriu tek i cili beson më shumë Perëndimi" (Itali), "Alternativa më e mirë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri" (Gjermani), "Njeri tek i cili ndjehet efekti kolosal i ndjenjeës së përgjegjësisë" (Bruksel), "Mishëron njohuri ( savuar feer) të Vasllav Havelit..." (SHBA), "Burrë i fortë i Shqipërisë" (Spanjë), "Kryetar shteti i fuqishëm" ( Mbretëria e Bashkuar), "Lidhjet e Berishës kanë ndikuar mbi gjykimin e francezëve për Shqipërinë" (Francë), " Do të doja të shihja një njeri si Berisha në vendet e tjera ish-socialiste" (Mbretëria e Bashkuar), "Udhëheqës me jehonë të pazakontë" (Turqi), etj. etj.

        Viktoriani Prof. Dr. Sali Berisha, në të gjitha vitet, në të gjitha përgjegjësitë e tij politike, shtetërore e partiake, është dhe mbetet Fitimtar,(Viktorian) si Shën  Konstandini i Madh, si lider arkitekt e lokomotivë e demokracisë së re shqiptare, si kontributiv sakrifikues e sfidant në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si përmbyllësi homerik nga epilogu te prologu i Tranzicionit Shqiptar, për kontributin personal faraonik nga starti në finish të antarësimit të Shqipërisë në NATO e për  statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, për antarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, etj., të ndërtimit të Autostradës Durrës-Prishtinë, të sigurimit të buxhetit mbi 5 miliardë USD për vitin 2009, si buxhetin më të madh në historinë e shtetit shqiptar, etj.etj.

       

 

          2. VENDLINDJA

         

          Viçidoli, fshat në rrethin e Tropojës, fshati i lindjes së Prof. Dr. Sali Berishës, si për koinçidencë, nisën me gërmen  V. Në këtë fshat në të cilin gjenden toponime të një kishe të madhe historike, fshat në të cilin ka jetuar gjatë edhe Hasan Prishtina, fshat në të cilin Kulla e Berishajve ishte jo vetëm  "Kullë e Udhës" ku mikpriteshin udhtarët me karvanët e tyre për në Kosovë e në bjeshkët e Malësisë së Gjakovës, por ishte edhe "Kulla e Luftës së Kosovës", ku më 1999 serbët e gjuajtën me gjyle, se ato rrinin luftëtarët e UCK-së.

         Vuthaj, në trevën shqiptare në Mal të Zi, si për koinçidencë fillon me dritëshkronjën V dhe ka në periferinë e vet Martinajt, vendlindjen e origjinës së bashkëshortes së tij, zonjës së nderuar, Liri Berisha, bija  e sportistit të mirënjohur, Rexhep Rama, i dekoruar "Mjeshtër i Madh", "Mësues i Popullit", "Urdhër Olimpik", etj.

         Valbona është lumi i kaltërsisë, që buron nga tokat e krahinës së Vuthajt të Liri Berishës (Rama)  duke ujvaruar e trupuar nëpër Tropojën e Sali Berishës.

         Vujku është një shkëmb i madh, i vendosur gjeografikisht në kufirin tragjik ndarës të shqiptarëve, të tokave etnike shqiptare, në tre shtete: Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, ku ndodhen bjeshka e Dobërdolit në Tropojë, bjeshka e Plavës dhe Fusha e Babës e Pejës.

         Viganisht, Sali Berisha e Liri Berisha,  ngrihen mbi simbolikën e Shkëmbit të Vujkut, si simbol i unitetit e bashkimit kombëtar shqiptar, si shqiponjë me dy krena, me epokë e personalitet të pastër si Valbona, me kontribute piedestalore për kombin, me humanizmin e tyre si mjekë.

 

VIRTYTE

 

Vetbesim në nismat e veta dhe tek populli i vet.

Vetvetja si lider shqiptar me format kombtar e ndërkombtar.

Vlerësohet për drejtësinë e ndershmërinë e tij, për

besnikëri ndaj idealeve të kombit, demokracisë e familjes së tij, për dhënien e mbajtjen e fjalës me  besë e shpresë,etj.

           Virtytet e tij janë të gdhendura në piedestalin e kohës dhe  dhe të kronometruara e amperuara në  rrjedhën e jetës, që koha e kundërshtarët nuk kanë frymë për t'ia zbehur e  jeta e Sali  Berishës nuk i ka lënë kujt  kohë, vend as rend për t'ia limuar apo damkuar.

       

 

 

VENDIMTAR

       

Vendimmarrjet e Sali Berishës  janë vet Sali Berisha, janë vet historia e pashkruar dhe e përjetsuar e kombit shqiptar, janë vet vullneti historik, politik e shpirtror i popullit shqiptar.

Vendimet shqiptare që merr Sali Berisha mund t'i marrin vetëm një lider si Sali Berisha, mund t'i marrin vetëm Sali Berisha dhe marrin emrin Sali Berisha, siç po e përmendim njërin prej tyre: Autostradën Durrës- Morinë, etj.

Vargmalet e vendimeve realitet të Sali Berishës, ku derdhen mendja, zemra e shpirti i tij, ku shkrihen përkushtimi, përballja e përballimi i tij,  janë më të gjata, më të larta e më të shumta se vargmalet natyrore të Shqipërisë, si Demokracia, antarësimi i Shqipërisë në NATO, Pavarësia e Kosovës, ecuria e Shqipërisë drejt statusit të vendit kandidat në BE, etj., etj.

Vendimarrjen Sali Berishës, në të gjitha vitet e në të gjitha rastet, nuk i ka vetëm atribut të vendit të tij të punës, por dalin edhe nga venat e zemres së tij.

  Vërtetë për Epokën Berisha  dhe për Sali Berishën epokal ka hapësirë të pafundme për  të shkruar, por ka edhe një të vërtetë se është e vështirë për çdo analist e memorialist për të shkruar faqen e fundit, pasi epokali dhe epoka  ecin ndër breza në mendje, zemra e pena.

 

VITALITET

 

Vitaliteti i Sali Berishës ka për sinonim vetëm Sali Berishën, është për kohën vet Sali Berisha e mbetet simbolik për brezat vet Sali Berisha, është sfidë e vet Sali Berishës, është vet lartësia Sali Berisha.

Vrellon aq shumë energji sa të duket në start si lumë e në finish e sheh oqean, sa shfaqet si mal e arrin në vargmal, sa të vjen si erë e shperndahet si dritë.

Vrulli i tij prej lideri, në sipërmarrje, ecje e shtatlartësi të duket se ecën si vet malet, por realisht i formon vargmalet e arritjeve historike të kombit shqiptar, i kap majemalet e historisë shqiptare e ndërkombëtare.

Vokaliteti i Sali Berishës në tribunat e çështjes kombëtare shqiptare, në foltoret ndërkombtare, në  ecurinë e proçeseve demokratike nga mitingjet te manifestimet, në auditoret e universiteteve... është dhuratë hyjnore, peshë e mendjes së tij, forcë e zemres së tij, gjenerator e rrezatim i idealeve e virtyteve të tij.

 

 

VULLNET

 

Vullneti i Sali Berishës është lokomotivë pa stacion të fundit,  është ortek shpirtëror në të gjitha stinët.

Vullneti i Sali Berishës, që ia dha Zoti e zotësia,  nuk është siç e mendojnë disa për rikthimet e tij në pushtet, por është moskthimi i tij nga rrugët e nisura, nga idealet e virtytet e tij të skalitura.

Vullnetin Sali Berisha nuk e ka vetëm fuqi shpirtërore e fizike, nuk e ka vetëm të trashëguar e të kultivuar, nuk e ka vetëm në një fushë, nuk e ka vetëm për vete, por si ora që formon kohën, si ujë që kthehet në dritë, edhe vullneti i tij ujëvarohet e përmasohet në vullnet historik, kombtar, politik e shpirtëror. Shumëkush do të dëshironte të kishte vullnetin e Sali Berishës po askush nuk mund t'ia marrin vullnetin Sali Berishës.

Vullneti i Sali Berishës nuk njeh moshë dhe bën epokë.

 

 

VAZHDIMËSIA

 

Vazhdimësia e Sali Berishës është vet karakteri i tij i pandryshuar, janë vet hapat e tij të pandalun,  vet vizionet e tij të pashuara, vet energjitë e tij të pashterrura.

Vazhdimësia, siç është ecuri natyrore për gjithësinë, siç

është produkt e rezultante e kohës, në trevat shqiptare ka edhe një tjetër emër identiteti e dinjiteti: Vazhdimësia Sali Berisha, sepse ia nisi nga Qyteti Studenti me lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe deri në Bruksel  më  2009 me antarësimin në  NATO, etj., që ia nisi nga kioskat në trotuaret e Tiranës e deri tek Autostrada Durrës- Prishtinë, që ia nisi nga ndihmat humanitare në fillimet e demokracisë e deri të buxheti 5.2 miliardë USD më 2009, nga kërkesat imediate për bukë, ujë e drita  deri në finalizimin përmbyllës politik e ekonomik  të tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, etj.

 Vertikaliteti i vazhdimësisë së Sali Berishës është nga një

 djalë me valixhe druri në shkollë deri te specializimet pasuniversitare në UNESCO në Paris, nga student i mjekësisë në Tiranë te afirmimi si shkenctar i kardiologjisë me titujt e gradat "Profesor" e "Doktorr" e antar i Komitetit Europian për Kërkime Shkencore me qendër në Kopenhagen, nga lexues i admirueshëm i librave në autor dinjitoz i librave shkencorë e politik.

Vertikaliteti i vazhdimësisë së Sali Berishës është nga lider i proçeseve të demokracisë e opozitës së parë postkomuniste në një lidër të maxhorancës qeverisëse më të sukseshme në historinë shqiptare, nga auditoret e universiteteve e tribunave shkencore kombtare e ndërkombtare në postin e Presidentit të Republikës e, sot, Kryeministrit të Vendit.

 

Vijimësia e vazhdimësisë së Sali Berishës ështëhorizontale në qëndrimet madhore për kombin shqiptar, që pavarësisht nga "fërr-fërret" e amplitudat kohore e "tërr-tërret" e  tërmetet politike, e kanë çuar kombin shqiptar në arritje vertikale historike dhe Sali Berisha ka qënë e ka mbetur Sali Berisha, Flamurtar e Fitimtar.

 

                                             

                                                              Ramiz Lushaj
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)
U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj (05.13.2009)
Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë (05.13.2009)
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë (05.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]