E Premte, 03.29.2024, 03:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën
E Hënë, 05.25.2009, 04:35pm (GMT+1)



 

57 vende anëtare të Konferencës Islamike miratuan sot në mënyrë unanime rezolutën për Kosovën, e cila është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Ministri i jashtëm Lulëzim Basha, i cili po qëndron në Damask të Sirisë, ku zhvilloi sesioni i 36-të i Konferencës Islamike tha se pas miratimit të kësaj rezolute shumë shpejt pritet një BUM i njohjeve të reja. Angazhimin e diplomacisë serbe për të penguar kalimin e kësaj rezolute Basha e cilësoi si një përpjekje të Serbisë për ta penguar vetveten.

Në intervistën me gazetaren Hyrë Tejeci, shefi i diplomacisë shqiptare fillimisht flet për përmbajtjen e rezolutës, ndërsa miratimin e saj e cilëson si lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën.

 



Lulëzim Basha: Sot kemi një lajm jashtëzakonisht të mirë dhe një sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën- miratimin e një Rezolute me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, të njëjtën kohë vende anëtare të OKB-së, ku pasi merret në konsideratë Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe riafirmohet interesi i fortë i kësaj organizate për Kosovën shënohet progresi drejt forcimit të institucioneve të Kosovës, paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin. Përshëndetet përshpejtimi i rikonfigurimit të misionit të OKB-së dhe vendosja e misionit të EULEKS-it në gjithë Kosovën, bashkëpunim ky edhe me kornizën ligjore dhe institucionale aktuale të Kosovës, çfarë do të thotë me fjalë të tjera Kushtetutën e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës dhe bëhet thirrje për rritje të kontributit dhe ndihmës ekonomike për Kosovën. Pra, mendoj se kemi të bëjmë me një moment jashtëzakonisht të suksesshëm pasi përherë të parë në mënyrë të tërthortë, por të qartë, dhe me unanimitet të plotë Organizata e Konferencës Islamike mbështet Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, institucionet dhe Kushtetutën e saj.

Radio Kosova: Z. Ministër, rezoluta është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Është thënë që janë hequr apo janë tërhequr pjesë të kësaj rezolute. A është kjo e vërtetë ?

Lulëzim Basha: Rezoluta është propozuar nga Republika e Shqipërisë dhe është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare. Në një aktivitet për më shumë se tre muajsh diplomacia shqiptare është angazhuar në kontakte të drejtpërdrejta me një numër të madh aktoresh, duke përfshirë këtu Arabinë Saudite, Turqinë, Sirinë, e cila presidencën radhës së OKI, Egjiptin dhe shumë e shumë vende të tjera të cila nuk do të doja t'i veçoja të gjitha me emër. Ajo që mund të them se kjo rezolutë, që sapo ju citova përmbajtjen e saj, përmban pikë për pikë kërkesat e palës shqiptare dhe në këtë kuadër është një sukses i padiskutueshëm për diplomacinë shqiptare.

Radio Kosova: Gjatë këtij angazhimi Ju dhe qeveria e Kosovës jeni përballur edhe me një fushatë të Serbisë kundër Kosovës?

Lulëzim Basha: Dëshiroj t'ju them me këtë rast se që nga fillimi i aktivitetit tonë diplomatik, i cili ka qenë intensiv ndonëse jo publik ka pasur një aktivitet edhe nga diplomacia e Beogradit, një angazhim nga diplomacia e Beogradit. Sot për Kosovën dhe për Shqipërinë kemi të bëjmë me një sukses të jashtëzakonshëm me miratimin e kësaj rezolute. Unë do ta citoja një dështim të madh të diplomacisë serbe, e cila u angazhua për të ndaluar këtë rezolutë. Pikërisht në kuadër të këtij dështimi nuk do të doja të merresha me atë që do të thoja është e pavërtetë është një përpjekje për të ngushtuar vetveten. Rezoluta në mënyrë të qartë dhe padyshim në mënyrë unanime, nga të gjitha vendet anëtare i jep mbështetje Kosovës dhe përparimit të mëtejshëm të saj.

Radio Kosova: Cili ka qenë roli i Arabisë Saudite në procesin e miratimit të kësaj rezolute?

Lulëzim Basha: Pa dyshim që Arabia Saudite krah për krah vendeve të tjera që kanë njohur Kosovën ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe të dobishëm edhe në punimet e kësaj konference, të sesionit të 36-të tëministrave të jashtëm. Gjej rastin të shprehu edhe njëherë mirënjohje për njohjen nga Arabia Saudite, e cila tashmë është ndjekur edhe nga dy vendet tjera të organizatës që është mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komoreve dhe shprehu bindjen se ky proces do të vazhdojë edhe më tej në përkrahje e plotë të miqve që tashmë e kanë njohur Kosovën por edhe të atyre që me mbështetjen e tyre për këtë rezolutë, për këtë moment historik, duket qartë se janë shumë pran një vendimi të tillë.

Radio Kosova: Z. Ministër kur pritet njohja nga këto shtete pas miratimit të kësaj rezolute?

Lulëzim Basha: Unë kam pasur takime me mbi 25 kolegë ministra të jashtëm dhe përfaqësues të delegacioneve këtu në Damask dhe bazuar mbi këto takime, bazuar mbi klimën e re që krijon kjo rezolutë, momentin e ri politik, kjo është e rëndësishme të kuptohet. Për herët të parë që nga pavarësia e Kosovës kalojmë këtë rezolutë unë mendoj se do të kemi të bëjmë së shpejti me një BUM njohjesh të reja vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Intervistoi: Hyrë TEJECI





Skender Hyseni: Rezoluta ndihmon njohjen nga vendet islamike

Shefi i diplomacisë kosovaere,Skender Hyseni, i cili po qëndron në Nju Jork në aktivitete lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka përshëndetur votimin e Rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike.
"Rezoluta në fjalë ka vlerësuar zhvillimet dhe progresin e Kosovës pas pavarësisë, ka përshëndetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën, ndërkaq i bëhet thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të ndihmojë zhvillimin e Kosovës. Mes të tjerash në këtë rezolutë i kërkohet sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike që t'i raportojë këtij organizmi për zhvillimet në Kosovë," thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare (05.23.2009)
7 "V" të personalitetit Sali Berisha (05.22.2009)
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)
U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj (05.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]