VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën E Hënë, 05.25.2009, 04:35pm (GMT1)
57 vende anëtare të Konferencës Islamike miratuan sot në mënyrë unanime rezolutën për Kosovën, e cila është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Ministri i jashtëm Lulëzim Basha, i cili po qëndron në Damask të Sirisë, ku zhvilloi sesioni i 36-të i Konferencës Islamike tha se pas miratimit të kësaj rezolute shumë shpejt pritet një BUM i njohjeve të reja. Angazhimin e diplomacisë serbe për të penguar kalimin e kësaj rezolute Basha e cilësoi si një përpjekje të Serbisë për ta penguar vetveten.
Lulëzim Basha: Rezoluta është propozuar nga Republika e Shqipërisë dhe është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare. Në një aktivitet për më shumë se tre muajsh diplomacia shqiptare është angazhuar në kontakte të drejtpërdrejta me një numër të madh aktoresh, duke përfshirë këtu Arabinë Saudite, Turqinë, Sirinë, e cila presidencën radhës së OKI, Egjiptin dhe shumë e shumë vende të tjera të cila nuk do të doja t'i veçoja të gjitha me emër. Ajo që mund të them se kjo rezolutë, që sapo ju citova përmbajtjen e saj, përmban pikë për pikë kërkesat e palës shqiptare dhe në këtë kuadër është një sukses i padiskutueshëm për diplomacinë shqiptare. Radio Kosova: Gjatë këtij angazhimi Ju dhe qeveria e Kosovës jeni përballur edhe me një fushatë të Serbisë kundër Kosovës? Lulëzim Basha: Dëshiroj t'ju them me këtë rast se që nga fillimi i aktivitetit tonë diplomatik, i cili ka qenë intensiv ndonëse jo publik ka pasur një aktivitet edhe nga diplomacia e Beogradit, një angazhim nga diplomacia e Beogradit. Sot për Kosovën dhe për Shqipërinë kemi të bëjmë me një sukses të jashtëzakonshëm me miratimin e kësaj rezolute. Unë do ta citoja një dështim të madh të diplomacisë serbe, e cila u angazhua për të ndaluar këtë rezolutë. Pikërisht në kuadër të këtij dështimi nuk do të doja të merresha me atë që do të thoja është e pavërtetë është një përpjekje për të ngushtuar vetveten. Rezoluta në mënyrë të qartë dhe padyshim në mënyrë unanime, nga të gjitha vendet anëtare i jep mbështetje Kosovës dhe përparimit të mëtejshëm të saj. Radio Kosova: Cili ka qenë roli i Arabisë Saudite në procesin e miratimit të kësaj rezolute? Lulëzim Basha: Pa dyshim që Arabia Saudite krah për krah vendeve të tjera që kanë njohur Kosovën ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe të dobishëm edhe në punimet e kësaj konference, të sesionit të 36-të tëministrave të jashtëm. Gjej rastin të shprehu edhe njëherë mirënjohje për njohjen nga Arabia Saudite, e cila tashmë është ndjekur edhe nga dy vendet tjera të organizatës që është mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komoreve dhe shprehu bindjen se ky proces do të vazhdojë edhe më tej në përkrahje e plotë të miqve që tashmë e kanë njohur Kosovën por edhe të atyre që me mbështetjen e tyre për këtë rezolutë, për këtë moment historik, duket qartë se janë shumë pran një vendimi të tillë. Radio Kosova: Z. Ministër kur pritet njohja nga këto shtete pas miratimit të kësaj rezolute? Lulëzim Basha: Unë kam pasur takime me mbi 25 kolegë ministra të jashtëm dhe përfaqësues të delegacioneve këtu në Damask dhe bazuar mbi këto takime, bazuar mbi klimën e re që krijon kjo rezolutë, momentin e ri politik, kjo është e rëndësishme të kuptohet. Për herët të parë që nga pavarësia e Kosovës kalojmë këtë rezolutë unë mendoj se do të kemi të bëjmë së shpejti me një BUM njohjesh të reja vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Intervistoi: Hyrë TEJECI
www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |