VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën
E Martë, 05.26.2009, 08:15am (GMT+1)

Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar sot rezolutën për Kosovën, në të cilën thuhet se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka shënuar përparim në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Rezoluta e hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe e mbështetur nga Mbretëria e Arabisë Saudite, është votuar njëzëri në sesionin e 36 të Këshillit Islamik të Organizatës së Konferencës Islamike që po mbahet në Damask të Sirisë.

Përmes saj, u bëhet thirrje shteteve anëtare të kësaj organizate që të vazhdojnë të mbështesin Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të saj. Rezoluta, që është e para e këtij lloji, i jep për detyrë Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Islamike që të raportojë në takimet e ardhshme të Konferencës mbi zhvillimet në Kosovë.

Ndonëse, në Rezolutë nuk bëhet thirrje qartazi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Kosovë e kanë quajtur të rëndësishëm miratimin e saj. Kryeministri i vendit Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thanë se kjo rezolutë do t'i ndihmojë Kosovës në shtimin e numrit të njohjeve nga shumë vende të konferencës islamike.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Beogradi nuk ka arritur të bllokojë Rezolutën e cila sipas tij është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një sukses i jashtëzakonshëm për diplomacinë e Shqipërisë.

Për momentin nuk ka pasur komente nga diplomacia serbe, shefi i së cilës, Vuk Jeremic e kishte cilësuar mbrëmë sukses të Serbisë, heqjen e thirrjes për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga teksti i rezolutës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën (05.25.2009)
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare (05.23.2009)
7 "V" të personalitetit Sali Berisha (05.22.2009)
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]