VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën E Martë, 05.26.2009, 08:15am (GMT1) Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar sot rezolutën për Kosovën, në të cilën thuhet se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka shënuar përparim në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Përmes saj, u bëhet thirrje shteteve anëtare të kësaj organizate që të vazhdojnë të mbështesin Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të saj. Rezoluta, që është e para e këtij lloji, i jep për detyrë Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Islamike që të raportojë në takimet e ardhshme të Konferencës mbi zhvillimet në Kosovë. Ndonëse, në Rezolutë nuk bëhet thirrje qartazi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Kosovë e kanë quajtur të rëndësishëm miratimin e saj. Kryeministri i vendit Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thanë se kjo rezolutë do t'i ndihmojë Kosovës në shtimin e numrit të njohjeve nga shumë vende të konferencës islamike. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Beogradi nuk ka arritur të bllokojë Rezolutën e cila sipas tij është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një sukses i jashtëzakonshëm për diplomacinë e Shqipërisë. Për momentin nuk ka pasur komente nga diplomacia serbe, shefi i së cilës, Vuk Jeremic e kishte cilësuar mbrëmë sukses të Serbisë, heqjen e thirrjes për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga teksti i rezolutës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |