VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KFOR mund të reduktohet
E Hënë, 06.08.2009, 06:03pm (GMT1)

 

 

 

NATO-ja planifikon ta zvogëlojë forcën e tij paqeruajtëse në Kosovë, tha sot një zyrtar i Shteteve të Bashkuara.

"KFOR-i po shikon të kaloj në fazën e ardhshme të operacionit", por që të "mbahet stabiliteti", tha ky zyrtar në një takim me gazetarët në selinë e NATO-s në Bruksel dhe shtoi se "ka mundësi se ministrat do ta mbështesin këtë prani, që nënkupton reduktim të KFOR-it, nga afro 15 mijë trupa sot, në 10 mijë në janar të vitit 2010".

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s këtë propozim do ta shqyrtojnë në takimin e tyre këtë të enjte.

"Kjo lëvizje është hap i ardhshëm legal në zhvillimin e përgjegjësive te forcat lokale, por ne dëshirojmë që ta bëjmë këtë në atë mënyrë që e mban stabilitetin", tha zyrtari i Shteteve të Bashkuara, raportojnë agjencitë e lajmeve. REL

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.