VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti Sejdiu dekreton miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës
E Martë, 06.09.2009, 09:06am (GMT1)

 

 

 

 

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka dekretuar sot miratimin e Stemave të 15 Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dekreti është shpallur në mbështetje të nenit 18, pika 3 të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përcakton kompetencat e Presidentit të Republikës së Kosovës për miratimin e Stemave të Njësive të SK-së dhe pas rekomandimit të përbashkët të Ministrit të FSK-së dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Dekreti përfshin miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ashtu siç janë propozuar dhe përshkruar në letrat e datës 7 prill 2009 dhe 2 qershor 2009.
Stemat miratohen për këto Njësi: Brigada e Reagimit të Shpejtë; Brigada e Mbështetjes Operacionale; Komanda e Doktrinës së Stërvitjes; Regjimenti i Mbrojtjes Civile; Komanda e Kërkim Shpëtimit; Kompania e Zjarrfikësve; Materiet e Rrezikshme; Batalioni i Logjistikës; Kompania e Deminimit; Batalioni i Xhenios; Kompania e Aviacionit; Kompania e Mjekësisë; Kompania e Komunikimit; Njësia e Policisë; Njësia Ndërlidhëse për Reagim të Shpejtë, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga Zyra për informim pranë Presidentit të Kosovës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.