VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane
E Mërkurë, 06.17.2009, 12:49pm (GMT1)

Nxënësit dhe nxënëset e Gjimnazit "Loyola" në Prizren morën pjesë për herë të parë në këtë vit në provimin e diplomës së gjuhës gjermane, i cili mbahet nën përkujdesjen e Konferencës Gjermane së Ministrave të Kulturës. Bëhet fjalë për një provim, i cili është përpiluar në Gjermani, rezultatet e të cilit shqyrtohen po atje.

 

Këtij provimi i nënshtrohen çdo vit rreth 17 mijë nxënës nga e mbarë bota. Kalimi me sukses i këtij provimi, nga aspekti gjuhësor është kusht, që pas përfundimit të shkollimit të mesëm nxënësit dhe nxënëset e huaj/a të mund të fillojnë studimet në universitete të ndryshme në Gjermani. 21 nxënësit dhe nxënëset e Gjimnazit "Loyola", të cilët e kanë kaluar provimin këtë vit, kanë arritur suksese të shkëlqyeshme.

Nesër, më 17 qershor Ambasadori gjerman, Hans-Dieter Steinbach do t'ua shpërndajë certifikatat e diplomave nxënësve të kësaj shkolle. Ceremonia e shpërndarjes do të mbahet në Prizren dhe do të përcillet me tinguj dhe këngë nga kori dhe orkestra e Gjimnazit "Loyola", thuhet në njoftimin e Zyrës për informim pranë Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.