VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDES ARTISTI ENVER DAUTI

E Shtunë, 02.18.2012, 10:56am (GMT1)


Tiranë, 18 shkurt - Është ndarë nga jeta një prej themeluesve të Estradës së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, artisti i merituar, Enver Dauti. Dauti u shua në moshën 85-vjeçare. I njohur si kuzhinieri në filmin "Lulëkuqet mbi mure", Dauti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar. Kolegët artistë shprehën vlerësime për aktorin e njohur të skenës dhe kinematografisë, i cili ka realizuar mbi 400 karaktere në estradë dhe dhjetëra role në kinematografi. Nga ana e tij, aktori Sulejman Dibra rrëfen rreth bashkëpunimit të filmit "Prita", ku vlerëson karakterin dhe shpirtin e tij si artist dhe njeri. Enver Dauti lindi në vitin 1927 në Tiranë. Gjatë karrierës së tij artistike ka dhënë një kontribut në skenën e estradës si aktor dhe prezantues, gjithashtu ka interpretuar dhe në disa filma, kryesisht mbahet mend për role karakteri, si "Rrugicat që kërkonin diell", "Lulëkuqe mbi mure", "Prita" e shumë të tjerë. (koha)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.