VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË ROMË PRITET TË FILLOJË NDESHJA D'AGATA-KOLAJ

E Hënë, 02.20.2012, 06:57pm (GMT1)


Voal-online - ROMË - Gjithaçka gati për takimin e boksit të BBT Team Promotion në Pallatin e Sportit të Romës, përqëndruar në sfidën për titullin italian të peshave gjysmëmaksimale midis mbajtësit të këtij titulli, italianit Danilo D'Agata e sfidantit me prejardhje shqiptare Orial Kolaj.

Ndeshja pritet të jetë e nivelit të lartë teknik dhe publiku duket se e ka vlerësuar, nisur nga  fakti se organizatori Davide Buccioni bën të ditur se i ka shitur tashmë 2 000 biletat.

D'Agata e Kolaj janë takuar më herët me rastin e finaleve të Kupës së Italisë. (ansa)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.