VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HDPK NDAN MIRËNJOHJE PËR POLICINË E KOSOVËS

E Enjte, 02.23.2012, 03:51pm (GMT1)


 
Voal-online - PRISHTINË - HDPK (shoqata e njerëzve më aftësi të kufizuar dhe hendikepë) ndau sot një mirënjohje në shenjë përkrahjeje të vazhdueshme që ka dhënë Policia e Kosovës për këtë kategori të qytetarëve.
Drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni i cili e pranoi mirënjohjen në emër të PK-së theksoi se policia do të vazhdoj me një qasje të tillë sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë:
"Policia e Kosovës çdo herë ka treguar gatishmëri dhe vullnet me vet faktin që i ka dhënë prioritet qasjes çfarë e kemi edhe sot përmes inkuadrimit në PK të personave me aftësi të kufizuar. Kjo dëshmon diversitetin në organizatën tonë dhe një qasje e tillë do të vazhdoj sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë." theksoi ndër të tjera z.Maxhuni.
Kryetari i shoqatës së HDPK-së, z.Agim Vatovci falënderoi policinë për ndihmesën e dhënë duke potencuar se nga 35 të punësuar nga kjo shoqatë, nëntë prej tyre janë të punësuar në PK.





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.