VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOKSIERI SHQIPTAR ORIAL KOLAJ KAMPION I RI ITALIAN I PESHAVE GJYSMË TË RËNDA
E Shtunë, 02.25.2012, 05:20pm (GMT1)

 

ROMË Orial Kolaj është kampioni i ri i peshave gjysmë të rënda në Itali. Boksieri 29-vjeçar nga Lezha, që prej vitesh jeton në Lommbardi, ka mundur mbrëmjen e djeshme në "˜Palazzetto dello sport' të Romës kampionin në fuqi Danilo D'Agata.

Kolaj ka udhëhequr "˜duelin' që në fillim të ndeshjes. Në fund të takimit, i ndjekur nga një publik i gjerë, duartrokitje të zjarrta kanë pritur verdiktin e tre gjykatësve në favor të Kolajt.

Orial Kolaj është pjesë e ekipit Lauri Team, që menaxhohet nga Augusto Lauri, një mik i madh i boksit kosovar. I vlerësuar si boksier cilësor nga shumë ekspertë të boksit, Kolaj ka fituar kështu titullin e parë në karrierën e tij. Kolaj deri para kësaj ndeshjeje, kishte zhvilluar 12 takime profesioniste duke arritur 7 fitore (5 KO) dhe 5 humbje.

Boksieri italian Danilo D`Agata, që mbrëmë u mund nga Kolaj, duke i kaluar atij titullin kampion, kishte deri mbrëmë një bilanc prej 11 fitoresh (3 KO) dhe 1 barazimi. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.