VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUSH ËSHTË ISA BREÇANI?

Përgatiti ZEQIR LUSHAJ


E Djelë, 03.11.2012, 08:11am (GMT1)

 

Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve na gëzojnë

Ballina e librit

Shpindina..., dhe më poshtë, një nga tekstet për luftëtarët e UÇK-së, fq.24.

( Në vijim, diçka, nga reçensa për këtë libër)

Nga libri "S'e ndal shqipja fluturimin "

Poezi nga ISA BREÇANI

 

TAHIR SINANI

 

Moj Tropojë me atdhetarë

Që rrit lisat legjendarë

Prej Malësisë së Mic Sokolit

Kangë trimnie nderit t'kombit

 

Për merita shumë prej mallit

Ia kushtojmë Tahir Sinanit

Djali i Grisë i Mal Halilit

Me UÇK-në zemër çelikut

Komandant i zonës Pashtrikut

 

Për këtë luftë të Tahir Sinanit

Kushtrim mali i lëshon malit

N'çdo betejë djali i Malësisë

Iu thotë shokëve të lirisë

T'marrim shembull në Drenicë

 

Kundër shkaut grykën e pushkës

Thërrasin plagët e Shaban Polluzhës

Deri n'vdekje s't'u ftoh pushka

Gjenerali luftoi n'tri luftra

 

Tahir Mala, Tahir Tropoja

Vëlla, lavdi po t'thotë Kosova

Gjithkah janë trojet shqiptare

Bashkë me Kleçkën legjendare

 

Amaneti i gjeneralit

Me Sokolat e idealit

Mbet n'Tanushë të Gostivarit

Për flamur, bashkim kombëtar

Krahët e shqipes kurrë s'kanë me u ndalë

 

Përgatiti ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.