VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË DELEGATË, PËRFAQËSUES TË MALËSISË SË GJAKOVËS…, NË VLONË, NË NANDOR 1912Nga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PESË DELEGATË, PËRFAQËSUES TË MALËSISË SË GJAKOVËS…, NË VLONË, NË NANDOR 1912
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 03.14.2012, 08:37am (GMT+1)

 


Malësia e Gjakovës (Tropoja) ka pas përfaqësuesit e saj në  Kuvendin Kombetar të Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombetare Shqiptare të 28 Nandorit 1912:

 

Rexhep Mitrovica

Bedri Pejani

Salih Gjuka

Mithat Frashëri

 

 Delegati i pestë, që mbrrini në Vlonë më 29 nandor 1912 ishte Riza  Kryeziu.

 

Këta pesë delegatë ishin përfaqësues të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), të Gjakovës dhe të Plavë-Gucisë ( Shih: Përlindja  Shqiptare", datë  31 janar 4 shkurt 1914, Nr. 6-7 dhe pot e ky burim,  "P. Shqiptare" , nr. 9-10, dt. 14 shkurt 1914).

 

            Nuk munden të merrnin pjesë dy burra të mëdhenj të kombit e të Malësisë së Gjakovës: Hasan Prishtina, që serbët e futën në burg e Bajram Curri, që mbeti i penguem rrugës për në Vlonë, të cilët mbajtën një peshë të jashtëzakonshme të kryengritjeve në Veriun e Shqipërisë...

            Në Vlorë morën pjesë edhe Isa Boletini, delegat  i Mitrovicës (shkoi më 29 nandor 1912), Qerim Bej Peja (Qerim Begolli) delegate i Pejës, Xhemal Beu, Ymer Beu, Ibrahim Efendiu, delegatë të Strugës e Ohrit, etj. etj.  Gjithsejt 40 delegatë.

 

         Vwshtrime pwr disa prej tyne:

 

BEDRI PEJANI (1885-1946) Lindur në Pejë. Shkollën e mesme e kreu në "Robert Kolezh" dhe studimet e larta në degën e historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës" (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mori pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën "Bedri Pejan". Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe antar i KONARE-së. U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. Nga janari deri në mes të qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit . Më 1945 u arrestua në Shkodër nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Vdiq në spitalin-burg të Prizrenit.

 

SALIH GJUKA (1876-1925) Lindur në Pejë, në vitin 1876. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. U regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë, në Selanik. Pas mbarimit të studimeve, nisi punën në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909 punoi për hapjen e shkollës shqipe në Pejë. Ndërsa në vitin 1910 ishte mësuesi i parë i shqipes në shkollën Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi "Bashkimi", në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljes e pavarësisë kombëtare dhe firmoi aktin me siglën "Salih Gjuka". U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në janër 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështet Nolin, kur ky u bë kryeministër. Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925 në Berat. "Mësues i Popullit"

 

MID'HAT FRASHËRI (1880-1949) Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor 22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe vjen në Shqipëri. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën "Mid'hat Frashëri". Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve të Përgjithshme. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.
RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'MEIN KAMPF' I HITLERIT NË SHQIPËRI (03.13.2012)
KUSH ËSHTË ISA BREÇANI?Përgatiti ZEQIR LUSHAJ (03.11.2012)
E ZONJA E SHTËPISË Nga LULJETA KRASNIQI - VESELI (03.08.2012)
AZEM HAJDARI SOT DO TË KISHTE 49 VJET!- Në kujtesën e kombit ka mbetur i ri, vetëm 27 vjeç, si atëherë në Dhjetor 1990-Nga BISLIM AHMETAJ (03.08.2012)
REDAN BUSHATI THOTË SE REFORMAT "MEMUSHISTE" DO TA SHKATËRROJNË ARSIMIN SHQIPTAR (03.07.2012)
VËLLEZËRIT GUCI (SOT USHTARË TË ZVICRËS)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2012)
Në 85 vjetorin e varjesMARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULLINga DANIEL GÀZULLI (03.05.2012)
Nderim për mësuesin- MIRËMËNGJES, ZOTNI MËSUES! (Ose, JETA E MËSUESIT NË MIJËRA JETË)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.04.2012)
DËRGATA SHQIPTARE E PAVARËSISËNga RAMIZ LUSHAJ (03.02.2012)
PASOJAT E "HARRESËS" SË ÇAMËRISË SHQIPTARENga SALI BOLLATI (02.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]