VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SAGA DHE KTHIMI I SHPEND SHERIFITSkicimi i një portreti nga ZEQIR LUSHAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SAGA DHE KTHIMI I SHPEND SHERIFIT

Skicimi i një portreti nga ZEQIR LUSHAJ


E Premte, 03.16.2012, 11:25am (GMT+1)

Që në fëmijëri, kisha dëgjuar shumë tregime interesante për Shpend Sherifin. Aq shumë kisha dëgjuar nga im atë e burrat e tjerë të Grisë për trimeritë e Shpendit e të të jatit të tij, Sherif Mustafës sa në mendjen time ishin kthyer diçka si legjendë. Megjithëse pa e parë kurrë, Shpend Sherifin e përfytyroja si një burrë zakoni, një ushtarak të zotin, një luftëtar të sprovuar, një malësor fisnik e me taban të fortë.

... Për absurditetet që tashmë dihen thuajse nga të gjithë, një nga më të mirët e më të fortët djem të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), Shpend Sherifi i Grisë, zëmërplagosur, detyrohet t'i thotë "lamtumirë" atdheut të tij të dashur dhe familjarisht të kalojë kufirin shtetëror për të gjetur derman në dhé të huej! Mbasi qëndron disa vite në Jugosllavi, vendoset përfundimisht në Belgjikë. Aty lindi, rriti e shkolloi gjashtë djem e vajza. Puna dhe jeta e gjatë, rreth 40 vjet në mergrim, janë dëshmi e fisnikërisë, atdhedashurisë e karakterit të tij prej burri të vërtetë, dëshmi e njeriut të papërkulur.

Nata e gjatë e izolimit lindor, katër dekada rrugëve të botës, nuk mundën ta tjetërsojnë as ta demoralizojnë djalin dhe burrin e Grisë, Shpend Sherifin. Në zemrën e tij, atdheu i dashur që e lindi dhe e rriti, kurrë nuk u harrua, as nuk u venit, përkundrazi, ishte ushqim i vazhdueshëm shpirtëror për mbijetesë morale edhe në kohët më të vështira.

Shndërrimet demokratike të viteve '90, ashtu si për të gjithë shqiptarët, e veçanërisht për të mërguarit politik, priten me gëzim të madh edhe nga Shpendi. Por shpirtin e zemrën e tij, të zhuritur nga malli i mohimit 40-vjeçar, e lodhi edhe më shumë gjendja në të cilën e gjeti vendlindjen, atdheun, djepin e tij të shumë-ëndërruar për ta parë, qoftë edhe një herë në jetë! Gjithsesi, e mirë apo e keqe, e varfër apo e pasur, shtëpia jote, është shtëpia jote. Dhe kthimi i Shpend Sherifit, ishte ndryshe nga kthimi i shumë të tjerëve.

Ai nuk erdhi në Shqipëri sa për të hequr merakun e ndarjes së gjatë as për të rrudhur buzët e për të thanë se: "këtu, nuk u jetoka...!" Jo, jo! Shpend Sherifi, mbasi hoqi pak mallin me njerëzit e tij të afërm, me shokët e miqtë, vendosi (ose më saktë, kish ardhur i vendosur), të rrijë përfundimisht në atdheun e tij të dashur. Pa humbur aspak kohë me "llafe klubesh" as me "politikë boshe", pa u krekosur se: "A e dini kush jam Unë... ", ai bleu një truall ndertimi, pak mbi Qytetin "Studenti", në rrugën "Budi", aty ku fillon Kodra e Shënpjetrit... Sot, vilën trekatëshe, me bodrume, me parking e me baçe në një pozicion të preferuar turistik, ke kënaqësi ta shohësh.

Në vargun e gjatë të ndërtimeve të shumta, shtëpia e Shpend Sherifit, si i thonë fjalës: "bjen në sy" për mirë. Shumë të mirë e ka Shpendi shtëpinë e tij edhe në Belgjikë. I ka dhe dy vila të nivelit të lartë në Ulqin, në qytetin bregujor shqiptar, të blera vitë më parë, vetëm nga një shtysë,-siç thotë Ai, me krenari te ligjshme,- Të afrohem sa më afër vendit tim, të jem në tokë shqiptare. Por, kjo shtëpia në Tiranë e ngroh më shumë shpirtin e tij të përvëluar nga ndarja e gjatë.

Banorët e lagjes ku jeton e njohin thuajse të gjithë. E njohin, e duan, i flasin dhe e respektojnë atë burrë të gjatë, fisnik, përherë i mbajtur me kujdes e gusto, 78-vjeçarin Shpend Sherifi, si dhe motrën e tij të respektuar, (Xhanen) që tërë jetën nuk iu nda vëllait të vetëm. Këto vite, kam ndenjur disa herë në shtëpinë e atij dhe në shtëpinë time, me këtë burrë të nderuar, për të cilin sot po i shkruaj këto radhë modeste. Po e theksoj fjalën "sot", se e kuptoj që, në të ardhmen është detyrë të shkruhet më shumë për këtë figurë, do të thosha shumë interesante. Të paktën unë, si bashkëfshatar e si dashamirë i tij, kështu e kuptoj dhe vlerësoj. Një ditë, tek po bisedonim për shumë gjëra interesante, erdhi fjala tek shtëpia e re që po ndërtonte. Ai më tha:

- Njeriu, kurrë nuk duhet me ndejt kot. Gjithmonë duhet të dish dhe duhet të mundesh me ba diçka. Njeriu duhet të vdesi në kambë! Ndoshta, nuk kam patur shumë nevojë për shtëpi, por kam patur shumë nevojë të punoj, të merrem me diçka konkrete në vendin tim. Nuk e kuptoj se si mund të humbet gjithë dita, kot së koti, duke luajtur domino nëpër lulishte!

Unë i shkrojta fjalët e Shpendit ashtu siç më tha ai. Dhe në ato fjalë nuk ka konferencë as politikë, ato që thotë ai i ka bindje.

Ndonëse jo pak vite dhe vuajtje mbi supe, Shpend Sherifi, ta ka anda ta shohësh. Edhe shumë vite, fjala vdekje, tek ai duhet të jetë e largët. Po kam dëshirë të shtoj këtu se, edhe vdekja, burrave të fortë iu frigohet, iu rrin pak ma larg! Por edhe baca Shpend, kanjëherë, po ma prishë qefin, po më mërzitë! Unë i thirri e i thom: - Si je o Shpend Sherifi?, e ai, po më përgjigjet:

- Jam si plak i keq!!

Unë, po e kundërshtoj, por prap ai po ngul kambë se: - "Plak të mirë, nuk ka... "!

Eeee, dhe unë e di besa, se, dy jetë nuk i ka patur as nuk i ka kërkush!

Në rrugën "Budi", drejt Kodrës së Shenpjetrit, kalojnë gjithnjë njerëz të shumtë. E dera e jashtme e shtëpisë së Shpend Sherifit, kryesisht rrin e hapur. Shumë nga kalimtarët, zgjatin kokën e thirrin, përshëndesin. Dhe e urojnë: "E gëzofsh këtë shtëpi o Shpend Sherifi, me djem e vajza, me nipa e me mbesa, me ata që ty ta don më shumë zemra"!

Eshtë kënaqësi të njohësh burra si Shpend Sherifi. Shpirti i tij është "minierë"! Jeta e tij është dramë, vepra e tij është model. Ai nuk asht një emigrant dosido. Shpend Sherifi nuk asht fishek manovër. Kapelen "republika" ai nuk e ka vu vetëm për t'i bërë hije fytyrës. Jo, jo! Shpend Sherifi i Grisë asht edhe ma shumë se sa kemi dëgjue. Asht ma shumë edhe se sa tregon, apo ka shkruar ai vet...në librin me kujtime "Virtyti'.

Dijeni mirë se Shpend Sherifi i Grisë asht tjetërkushi...

 

Tiranë, Janar 1998

(Nxjerrë nga libri "Dyqani i mendjes", faqe 115)

ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VATRA 100 VJET PAS KRIJIMIT NË BOSTON (03.14.2012)
PESË DELEGATË, PËRFAQËSUES TË MALËSISË SË GJAKOVËS…, NË VLONË, NË NANDOR 1912Nga RAMIZ LUSHAJ (03.14.2012)
'MEIN KAMPF' I HITLERIT NË SHQIPËRI (03.13.2012)
KUSH ËSHTË ISA BREÇANI?Përgatiti ZEQIR LUSHAJ (03.11.2012)
E ZONJA E SHTËPISË Nga LULJETA KRASNIQI - VESELI (03.08.2012)
AZEM HAJDARI SOT DO TË KISHTE 49 VJET!- Në kujtesën e kombit ka mbetur i ri, vetëm 27 vjeç, si atëherë në Dhjetor 1990-Nga BISLIM AHMETAJ (03.08.2012)
REDAN BUSHATI THOTË SE REFORMAT "MEMUSHISTE" DO TA SHKATËRROJNË ARSIMIN SHQIPTAR (03.07.2012)
VËLLEZËRIT GUCI (SOT USHTARË TË ZVICRËS)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2012)
Në 85 vjetorin e varjesMARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULLINga DANIEL GÀZULLI (03.05.2012)
Nderim për mësuesin- MIRËMËNGJES, ZOTNI MËSUES! (Ose, JETA E MËSUESIT NË MIJËRA JETË)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]