VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRMENDORET E JOSIF BAGERIT DHE PJETËR BOGDANIT MBETEN PEZULL NË SHKUP

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 10:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËRMENDORET E JOSIF BAGERIT DHE PJETËR BOGDANIT MBETEN PEZULL NË SHKUP
E Shtunë, 03.17.2012, 07:05pm (GMT+1)

 

Dy prej përmendoreve shqiptare, pjesë e projektit "Shkupi 2014", ai i Josif Bagerit dhe ai i Pjetër Bogdanit, ende s'kanë dalë nga atelietë. Afati prej gjashtë muajsh për përfundimin e tyre ka skaduar që në muajin janar, por autorët ende nuk i kanë gati veprat për t'i çuar në fonderinë e derdhjes në bronz. Mesa duket këto vepra, së bashku edhe me atë të Nexhat Agollit, do të jenë ndër monumentet e fundit që do t'i shtohen skulpturave të tjera, që me shpejtësi po vendosen në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë. Josif Bageri ka pasur më pak "fat", pasi për shkak të rrëzimit të kulmit të ateliesë, vepra u dëmtua. Skulptorët Muhamer Sadiku dhe Bashkim Mexhiti kanë thënë për "Gazeta Shqiptare" se kanë kërkuar që afati të shtyhet për të paktën pesë muaj. "Nëse nuk do të na kishte ndodhur ajo fatkeqësi, vepra do të ishte gati prej kohësh. Por na u desh që ta nisnim nga fillimi dhe kemi kërkuar edhe 4-5 muaj kohë për ta realizuar", - thotë bashkautori Sadiku. Ai pohon se vepra do të flasë me gjuhën e kohës, duke e paraqitur Josif Bagerin si një veprimtar dhe mendimtar, ku spikat profili i tij si profesor i shquar që ka hedhur themelet e arsimit shqip në Maqedoni. Veç Bagerit, as përmendorja e Pjetër Bogdanit nuk është gati. Autorja e saj, Lindita Beqiri ende nuk e ka përfunduar, por pritet që të paktën të realizohet në fund të këtij muaji. Datë dhe afat për vendosjen e tre përmendoreve nuk kanë as në Komunën e Qendrës. "Veprat ende nuk kanë përfunduar. Kur autorët t'i kenë gati dhe pasi të derdhen në bronz, do të kemi një datë për vendosjen e tyre", - thotë zëdhënësi i Komunës, Jovica Atkovski. Vendosja e tre përmendoreve me personalitete të kulturës shqiptare në sheshet e Shkupit është zvarritur që prej momentit kur lista me emrat e propozuar hyri në procedurat zyrtare. U desh më shumë se një vit, nga korriku i vitit 2010 e deri në vitin 2011, që të mbylleshin fazat procedurale dhe përfundimisht të shpalleshin emrat e skulptorëve që do të realizonin këto tri vepra, në konkursin e dytë. Lindita Beqiri për bustin e Pjetër Bogdanit, dy autorët Muamer Sadiku dhe Bashkim Mexhiti për veprën e Josif Bagerit dhe skulptori Ismet Ramiqeviq atë të Nexhat Agollit. Secila vepër do të jetë e lartë deri në 5 metra dhe me një kosto prej 70 mijë eurosh. Bogdani do të vendoset në parkun "Gruaja", Josif Bageri pranë teatrit të vjetër, ndërsa Nexhat Agolli pranë monumentit të Goce Dellçevit në sheshin "Maqedonia". Kjo e fundit punohet nga skulptori Ismet Ramiqeviq. Një prej monumenteve të "Shkupit 2014", ka filluar të vendoset të martën në parkun "Gruaja" për t'u kompletuar brenda tri ditëve. Bëhet fjalë për kompozimin në bronz që simbolizon mbledhjen e parë të ASNOM-it, në vitin 1944. Vepra e realizuar nga Sllobodan Milloshevski dhe e derdhur në fonderinë "Ferndando Marineli" në Itali, përbëhet nga dhjetë skulptura dhe është vendosur mbi bazamentin e punuar me relieve në bronz, të cilat paraqesin episode të asaj kohe. Për të realizuar veprën, autori tha se i është nevojitur një vit e gjysmë për ta finalizuar. Milloshevski është autor edhe i "Muzës" së fasadës së Teatrit të Vjetër, si edhe i disa veprave të tjera në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në Urën e Artit në Shkup. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAGA DHE KTHIMI I SHPEND SHERIFITSkicimi i një portreti nga ZEQIR LUSHAJ (03.16.2012)
VATRA 100 VJET PAS KRIJIMIT NË BOSTON (03.14.2012)
PESË DELEGATË, PËRFAQËSUES TË MALËSISË SË GJAKOVËS…, NË VLONË, NË NANDOR 1912Nga RAMIZ LUSHAJ (03.14.2012)
'MEIN KAMPF' I HITLERIT NË SHQIPËRI (03.13.2012)
KUSH ËSHTË ISA BREÇANI?Përgatiti ZEQIR LUSHAJ (03.11.2012)
E ZONJA E SHTËPISË Nga LULJETA KRASNIQI - VESELI (03.08.2012)
AZEM HAJDARI SOT DO TË KISHTE 49 VJET!- Në kujtesën e kombit ka mbetur i ri, vetëm 27 vjeç, si atëherë në Dhjetor 1990-Nga BISLIM AHMETAJ (03.08.2012)
REDAN BUSHATI THOTË SE REFORMAT "MEMUSHISTE" DO TA SHKATËRROJNË ARSIMIN SHQIPTAR (03.07.2012)
VËLLEZËRIT GUCI (SOT USHTARË TË ZVICRËS)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2012)
Në 85 vjetorin e varjesMARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULLINga DANIEL GÀZULLI (03.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]