VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HIPOTEKA E FSHATIT TIM

-…Që nuk e luejti as osmanlia, as topi i allamanit…, as komunizmi, nuk e ndryshoi dot !-

Nga ZEQIR LUSHAJ


E Shtunë, 05.12.2012, 10:21am (GMT1)

 

Gështenjat...,

E Grisë.

 

Shtylla...,

E Grisë.

 

Kisha...,

E Grisë.

 

Blini...,

I Grisë.

 

Burrat...,

E Grisë...

 

Teq-ja...,

E Grisë.

 

Shkalla...,

E Grisë.

 

Gurra...,

E Grisë.

 

Ura...,

E Grisë!

 

Pushimi ...,

I Grisë.

 

Rranxat...,

E Grisë.

 

Çikat...,

E Grisë.

 

Mullinjtë ...,

E Grisë.

 

(...!

Gabeltë...,

E Grisë). 1)

 

Fjalët ...,

E Grisë.

...!

 

Të gjitha...,

Të Grisë.

...!

 

Edhe Unë...,

Vetëm i Sajë:

-Kërkund veten,

S'mund ta ndajë!

./.

1.Në fshatin Gri, thuajse gjithëherë, ka jetue nga një kovaç-qeraxhi. Kështu që, fshatrat e tjera, na përqeshin , me shaka:- "gabeltë e Grisë". Këndohet edhe në këngë kapuçash: "Kah po vijnë këta kallajxhi,/ ...Janë gabel , që rrijnë në Gri...!".

Pamje nga lagj-ja Vind i Epër, në Gri-Tropojë.

Këtu fillon masivi natyror i gështenjave, më i madhi në Ballkan.

( Prill 2011. Foto:- Lela Mehmet Lushaj )

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.