VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Prishtina pritet të vendosë marrëdhënie diplomatike me Shkupin e Podgoricën
E Martë, 08.04.2009, 07:26am (GMT1)

 

 

 

Autoritetet në Prishtinë thonë se shumë shpejt do të vendosen marrëdhënie diplomatike nga me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Ndërsa nga autoritetet në Maqedoni nuk mund të thuhet data se kur do të vendosen marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Mendohet se Shkupi do të zyrtarizojë marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën në fund të këtij muaji apo në fillim të shtatorit.

 

Ndërkaq në Mal të Zi ka deklarata kontradiktore lidhur me kohën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Megjithatë, autoritetet ne Mal të Zi thonë se ne fillim të vjeshtës pritet vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Podgoricës e Prishtinës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.