VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PO NGADALËSOHEN GËRMIMET NË ZHILIVODË
E Enjte, 06.14.2012, 05:53pm (GMT1)

14.06.2012

Komisionet e Kosovës dhe Serbisë për Persona të Zhdukur së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë vizituar lokacionin i cili po hulumtohet në Zhilivodë.

Në këtë lokacion që para 4 vjetësh, kanë nisur kërkimet për të vërtetuar nëse aty ka ose jo varrezë masive.

Javën e kaluar, ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it dhe kolegët e tyre vendas nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) i filluan gërmimet në Zhilivodë.

"Kemi nisur projektin më 4 qershor, me ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komisionit qeveritar. Prisnim në fillim se do të marrë rreth 4 javë kohë, por duket se do të mbesim më gjatë", ka thënë Alen Robinson nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq, bashkryesuesi i tij shqiptar, Arsim Gërxhaliu, tha se planifikimet janë komplikuar për shkak të terrenit të keq.

(rel)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.