VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Verifikohet kufiri Maqedoni-Kosovë
E Mërkurë, 08.05.2009, 09:14am (GMT1)

 

 

 

Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, beri te ditur sot zedhenesi i Ministrisë së Jashtme maqedonase , Petar Çulev."Demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedonaso-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisarit" njoftoi Çulev

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonise ka përgënjeshtruar pohimet e një mediumi nga Kosova , i cili kanë thënë se Maqedonia do të kërkoj ndihmën e Gjykatës ndërkombëtare, për të zgjidhur çështjen e kufirit me Kosovën.

Permes nje kumtese , Qeveria e Maqedonise ka njoftuar se janë vendosur simbolet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës neper shtyllat kufitare , me cka kane perfundojuar edhe pergaditjet teknike per regjistrimin me aeroplan te vijes kufitare .

Mënyra se si është shënuar vija kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, paraqet një shembull te mirë për zgjidhjen e çështjeve të këtilla edhe në vende të tjera" ka theksuar Qeveria e Maqedonisë, duke shprehur perkushtimin e sajë per zhvillim të marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët.

Ndryshe, kufiri ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës kap gjatësinë prej rreth 170 kilometrash.
Ai numëron 70 shtylla kryesore dhe 351 ndihmese.

Pas zyrtarizimit të vijës kufitare , që parashihet të ndodh së shpejti, pritet të pasoj menjeher edhe vendosja e marrdhenieve diplomatike ndermjet dy shteteve.RTK
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.