VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryeministri Berisha priti sot Menduh Thaçin
E Mërkurë, 08.05.2009, 03:58pm (GMT1)

 

Kryetari i PDSH-së, Thaçi e përgëzoi Kryeminstrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kryeministri u shpreh se fitorja e një mandati tjetër është një avantazh i madh për vazhdimin e projekteve që synojnë të shkëputin Shqipërinë dhe shqiptarët nga prapambetja shekullore.

"Në këtë kontekst, katër vitet e ardhshme do të jenë një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomiko-social. Ky zhvillim do të përqendrohet në disa drejtime, ku më kryesoret do të jenë ndërtimi dhe zhvillimi i infrastrukturës, ku përfshihen mes të tjerave tre akse të rëndësishme si: Rruga e Arbrit, Boshti i Jugut dhe aksi Fierzë-Koman. Po ashtu, një prioritet të madh do të ketë edhe infrastruktura dixhitale si një komponent tepër i rëndësishëm i zhvillimit të vendit" tha Berisha gjatë takimit me Thaçin.

Kryeministri e njohu Thaçin edhe me projektet e tjera të qeverisë në lidhje me arsimin, investimet publike, bujqësi dhe turizëm.

Më tej, Kryeministri Berisha dhe Thaci shkëmbyen mendime edhe për situatën e përgjithshme në rajon dhe Maqedoni./NOA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.