VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QERSHORI I QERSHIVE Nga ZEQIR LUSHAJ
E Martë, 06.19.2012, 06:49am (GMT1)

Fotoja: Me kostume kombetare, me vëllain Ukën

 

- Përkujtimore për vëllain tim të vogël, Beqirin-

 

Shpirtin, ...në Kukës të Vjetër,

Varrin, ... te Blini në Gri,

Plot 50 vjet i dashtun Beqir,

Nuk u shterrue loti për Ty!

...!

 

...Me kurreshtje i ndiqnim lajmet,

Përnatë, këtu e para 30 e sa vjet,

Tek mbushej liqeni i Fierzës,

Kukësi i Vjetër në rrënoja mbet.

 

Përmbytjen e qytetit të Veriut,

(Si një legjendë e kujtoj dhe sot),

Po e prisnim në mënyrë festive,

Ndërsa nanës i ranë dy pika lot!

 

Le të mbytet! e ngriti zanin ajo,

Tuj ba me gisht, nga televizori,

Aty lash shpirtin e djalit 8-vjeçarë, 1)

Hajnishtvdekja prej dorës ma mori!

 

Për herë të parë në jetën e Kullës,

Në odën e burrave, në kat të dytë,

Fjala e nanës e vendosi qetësinë,

Të gjithë si "në faj", i rrxuem sytë!

 

Si Drinat mbrapa, kthehet kujtesa,

...Qershori, (i qershive ), i vitit "˜59,

Mësues Xheladini përlotë nekrologjinë, 2)

...Dëftesën, Beqirit tuj ja dhanë!

Fotoja me motrën e vogël, Ç'banen (-At' vit që vdiq vëllai Beqiri 8-vjeçar, na lindi një motër e vogël, e cila, (nga dhimbja për Beqirin), mori emrin e pameritur Ç'bane!- ...! )

 

Mbas kaq e kaq vitesh, me shokë e miq,

Kur rrij në Rexhepaj, (sotKukësi i Ri)

Dhimbja për vëllaun "asht lidhur nyje",

Breg dy Drinave..., të Bardhë e të Zi.

 

Gjithëherë, kur kaloj mbi atë liqen,

Sidomos, mbi ish-shehrin e Vjetër,

Trupin e ha, si me drithërima,

Shtratdrinit, them ja letoj peshën!

 

Kur liqeni, (nga thatësira) bjen shumë,

Ish-spitali i ish-qytetit del mbi zall,

Papritmas (e padashur), e mashtroj vehten:

"Bane Zot andërr": Vëlla a mos je gjallë? 3)

...!

 

Shpirtin, ...në Kukës të Vjetër,

Varrin, ... te Blini në Gri,

Plot 50 vjet i dashtun Beqir,

Nuk u shterrue loti për Ty!

./.

1) Beqir Sadik Lushaj: Vëllai i vogël i autorit të librit, i cili, sapo kish mbaruar klasën e parë në shkollën fillore GriTropojë, mbas një aksidenti, (bjen nga pema, duke mbledhë qershia), dërgohet në spitalin e Kukësit, por, megjithëse hyn në sallë të operacionit, me këmbët e veta, (e, me gjithë përpjekjet e mjekëve të nderuar), nuk paska qenë e thanë që të dali i gjallë!

2) Duheshin edhe dy ditë të shpërndaheshin dëftesat, por, Xheladin Gjonaj, ish-mësuesi i shkollës fillore Gri, ia solli atë, Beqirit, (me të gjithë notat pesa), në ditën e varrimit, ku edhe mbajti nekrologjinë e ish-nxanësit të tij !

3) "Bane Zot andërr!" shprehje popullore për gjëra që (në fakt), kanë ndodhur, por , njeriu, nuk don t'i besojë kurrë si realitet. ...Pra, shkurt, për të papranueshmen.

-------------------------

(Vjersha është nxjerrë nga libri "Pengjet", faqe 82-84)

-Për Zëri i Shqiptarëve, nga NJ, USA Qershor 2012-

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.