VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti Sejdiu ngushëllon Topin dhe Berishën
E Shtunë, 08.08.2009, 02:55pm (GMT1)

 

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka ngushëlluar sot me anë të një telegrami presidentin Shqipërisë, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha, për vrasjen e djeshme të katër policëve.

"Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen mizore të katër policëve, të cilët dhanë jetën e tyre, në qytetin e Durrësit, për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë", thuhet në telegramin që Sejdiu i dërgoi presidentit Topi.
Ndërsa në telegramin drejtuar kryeministrit Berisha, presidenti Sejdiu shprehet: "Ju lutem, i nderuar Kryeministër, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë, si dhe respektin e madh për luftën tuaj të pakompromis dhe të shtetit Shqiptar kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera që e cënojnë lirinë, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të rajonit tonë në përgjithësi!".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.