VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dënohen sulmet antishqiptare të maqedonëve në Shkup
E Hënë, 08.17.2009, 01:51pm (GMT1)

 

Partia Demokracia e Re dënon ashpër sulmet dhe manifestimet antishqiptare në Shkup. Në reagimin e kësaj partie lidhur me sulmet ndaj shqiptarëve në lagjen Nerezi, kjo parti e gjykon edhe policinë, për shkak se ajo nuk ka penguar sulmet ndaj shqiptarëve të grupit të tifozëve "Komitët".

 

Sulmin e djeshëm në këtë lagje e ka dënuar edhe organizata joqeveritare "Zgjohu". Ajo e cilëson këtë sulm si vazhdimësi të manifestimeve ksenofobike antishqiptare në Maqedoni. Banorët shqiptarë të lagjes Nerez të Shkupit janë sulmuar nga tifozët maqedonas të ashtuquajtur "Komitët' të cilët kishin kaluar nëpër këtë lagje pas një ndeshje futbollistike të zhvilluar ndërmjet dy ekipeve maqedonase. 7 persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.