VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U mbajt akademi përkujtimore për dëshmorin Skënder Çeku
E Martë, 08.18.2009, 09:48am (GMT1)

 

Skënder Çeku

 

Në Pejë dje u mbajt akademi përkujtimore për rënien e dëshmorit Skënder Çeku. Për nder të 11 vjetorit të rënies, homazhe u bënë në vendin ku ka rënë dëshmori Ceku, në Loxhë, dhe në Gllogjan te varri i dëshmorit.

 

Pjesëmarrësit në akademi vlerësuan lartë veprën dhe kontributin e dëshmorit të Kombit Gjeneral Major Skënder Çeku, për lirinë e Kosovës. Homazhe bëri edhe ish komandanti i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjeneral Agim Çeku. Gjeneral Skënder Çeku ra heroikisht më 17 gusht të vitit 1998 në betejën dytë të Loxhës në luftë frontale më forcat okupatore serbe.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.