VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PDSH braktisi Parlamentin e Maqedonisë
E Martë, 08.18.2009, 10:46am (GMT1)

 

Partia Demokratike Shqiptare ka braktisur sot Parlamentin e Maqedonisë. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Imer Aliu, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në punimet e Parlamentit, i cili sipas tij, sjell ligje që lënë pas dore dinjitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Deputetet e Partisë Demokratike shqiptare, në opozitë, braktisen sot Kuvendin e Maqedonisë. Një vendim te tille nga foltorja e parlamentit e bëri te ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Imer Aliu.

Deputeti Aliu theksoi se në këtë parlament miratohen Ligje që, sipas tij, në mënyrë direkte i modifikojnë formulimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, siç janë përdorimi zyrtar i gjuhës, decentralizimi, përfaqësimi adekuat dhe përdorimi i simboleve kombëtare.
Partia Demokratike Shqiptare përfaqësohej në Kuvendin e Maqedonisë me 5 deputetë. RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.