VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rilindja politike e Tropojës së VjetërNga Mujë BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Rilindja politike e Tropojës së Vjetër

Nga Mujë BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 08.19.2009, 10:21am (GMT+1)

 

 

 Në foto: Mujë Buçpapaj

 

Tropoja e Vjetër ka një histori të vetën në kalendarin kombëtar të ngjarjeve, por pas viteve '90 ajo përshtati një frymë të re të nxitjes së proceseve që do të ndërronin sistemin politik në vend. E shndërruar gati në një mit fuqie dhe sfide, Tropoja e viteve të pluralizmit ndoqi kursin e saj të ndikimit në proceset demokratike në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme, duke i dhënë revolucionit demokratik njerëz të fuqishëm dhe vizionarë si Prof. Sali Berisha.

 

Shpend Hoxha po restauron këtë histori dhe krejt infrastrukturën e dukshme të komunës, me rrugë, shkolla, ujësjellës, internet etj. Ai solli modelin e shërbimit të përgjegjshëm ndaj komunitetit, duke shndërruar në vepra të gjitha premtimet e fushatës së zhvilluar dy vjet më parë.

 

Drita e gushtit rikrijon natyrën përmes nuancash të forta të fushës së Tropojës së Vjetër, qytezës me shumë histori, me shumë fantazi dhe art. E kam parë këtë fushë të mbuluar nga dëbora, me avujt e lumit të Tropojës që shkonin përmes shelgjesh deri poshtë shtëpive të Astës, në pranverë me gjurmë bari dhe gjethesh plot shkëlqim që reflektohej në sytë e vajzave të bukura të shkollës së mesme të Tropojës dhe në të gjitha stinët. Disa mësues si Ibrahim Uka, Selim Berisha, Osman Islami apo Ukë Haxhia nuk jetojnë më, por brenda kujtimeve të ish-nxënësve të kësaj shkolle ata janë të paprekshëm në profilet e tyre njerëzore. Ajo shkollë qe kthyer në model të krijimtarisë dhe shumanshmërisë së jetës që vinte në kontrast me mediokritetin dhe njëtrajtshmërinë e jetës së kontureve socialiste. Biles pikërisht ajo siç dukej spontanisht, ndërtohej e tillë nga mësues pasionantë si Ali Bajraktari dhe nxënës të talentuar për t'i bërë sfidë asaj mërzije të vigjilencës revolucionare, të aksioneve dhe fushatave që preknin rëndë edhe sistemin shkollor.

 

Një prej këtyre ish-mësuesve të shquar është edhe Shpend Hoxha, tani kryetar komune, i bërë i famshëm në vitet 1980 për themelimin e ekipit të vajzave të volejbollit, e cila pati konkuruar në kategorinë e parë të Republikës për të reja.

 

Brezi i Rushë Çelës, një vajzë simbol i atyre viteve, do të thyente shumë tabu, duke dhënë pamjen e një konkurence që do të sfidonte shumë skuadra me përvojë në këtë sport bashkë me shoqet e saj të skuadrës Vjollcë Rrustaj, Fatbardha Berisha etj.

 

Shpend Hoxha po restauron këtë histori dhe krejt infrastrukturën e dukshme të komunës, me rrugë, shkolla, ujësjellës, internet etj. Ai solli modelin e shërbimit të përgjegjshëm ndaj komunitetit, duke shndërruar në vepra të gjitha premtimet e fushatës së zhvilluar dy vjet më parë.

 

Shpendi më thotë se, "Tropoja e Vjetër ka një histori të vetën në kalendarin kombëtar të ngjarjeve, por pas viteve '90 ajo përshtati një frymë të re të nxitjes së proceseve që do të ndërronin sistemin politik në vend". E shndërruar gati në një mit fuqie dhe sfide, Tropoja e viteve të pluralizmit ndoqi kursin e saj të ndikimit në proceset demokratike në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme, duke i dhënë revolucionit demokratik njerëz të fuqishëm dhe vizionarë si Prof. Sali Berisha.

 

Pa komplekse ndaj regjimit të kaluar komunist ajo thuajse në një mënyrë plebishitare u nda prej tij në një trajtë demonstrative, duke harruar se pikërisht regjimi në ikje do të instalonte atje pamjen më makabër të hakmarrjes nga trajta e antimitingjeve në vitet 1991-1992 deri tek vrasjet masive dhe ekzekutimet në vitet 1997-2000.

 

Një vend që ngjan me Alpet e Zvicrës dhe me banorë që kurrë nuk janë smbrapsur para asgjëje, Tropoja e Vjetër do të kishte të pamundur të mos ndiqte kursin e saj të përfshirjes në historinë kombëtare të paktën qysh kur shqiptarët filluan përpjekjet për formimin si komb dhe ndarjen me Perandorinë Osmane. Tropoja e Vjetër i dha vendit kryetarin e parë të opozitës, Prof.Dr. Sali Berisha dhe shumë intelektualë të tjerë të rangut kombëtar.

 

Pak histori

 

E gjendur gjithmonë në një konflikt me pushtuesit e rinj në Ballkan, sllavët, Tropoja ndërtoi një strukturë vetëmbrojtjeje kombëtare, që nga Cikli i Kreshnikëve e deri tek komandot dhe luftëtarët, që u përfshinë në lutën për çlirimin e Kosovës në radhët e UÇK-së dhe janë dëshmorë të Kosovës.

Konceptet e saj europiane për artin, lirinë dhe shtetin kanë ardhur gjithnjë në kontrast me varfërinë e rajonit, anashkalimin drastik të investimeve në këtë vend të paktën gjatë 60 vjetëve të fundit.

 

Në vitet 1992-1997, qeveria demokratike për shkak të paragjykimeve si vendlindja e Presidentit të atëhershëm, si dhe vigjilencës së mediave të majta, bëri që asnjë investim të mos shkonte në rajon. Emigrimi i brendshëm u nxit pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të jetesës. Siç shprehet zoti Hoxha, prishja e infrastrukturës së vjetër të ujitjes së tokave, pemëtarisë dhe përpunimit sido të prapambetura teknologjikisht, bëri që fuqia prodhuese e rajonit nga frutat deri tek lëndët drusore dhe mineralet të mos kishin më ndikim në standardin e jetesës.

Në vitet 1997-2000, rajoni u përfshi në konflikte të nxitura nga shteti i atëhershëm si dhe në një luftë për ekzistencë, duke marrë trajtën e një toke të djegur nga një konflikt ideologjik i importuar nga Tirana dhe strukturat e fshehta të shtetit.

 

Investimet

 

Fshatrat e komunës së Tropojës së Vjetër janë një imazh i çuditshëm që unë e kam më vete si një rishqyrtim të përhershëm të bindjeve të mia artistike, por edhe njerëzore e politike.

 

I gjendur shpesh metropoleve të botës, jam përpjekur të gjej ndryshimin e madh të këtij rajoni që merr fuqi nga Shkëlzeni i bekuar që lëshon dritë mbi fushë të Kosovës deri në thellësi të Ballkanit. Buçajt, Gegajt, Lugu i Zi, Vicidoli, Padeshi, Mejdani, Kovaçi, Kuçana, Kërrmanja, Myherajni dhe Gosturoni, Padeshi, Begajt dhe Babina, kanë patur gjithmonë konkurencën dhe përbashkësinë, por ardhja e Shpend Hoxhës në krye të komunës bëri që rajoni të kanalizonte energjitë drejt ndryshimeve të vërteta, të bënte diferencën e fortë me të kaluarën.

 

Shpend Hoxha është njeriu më popullor i Tropojës së Vjetër. Jo pse është kryetar komune, por për shkak se ai më shumë se çdo intelektual tjetër i krahinës ka bërë në mënyrë të pandërprerë për vendlindjen e tij. Nip i Arfit Gashit, profesorit të shquar të filozofisë të Universitetit të Shkodrës, që iu kundërvu në vitet '70 çmendurisë së diktatorit komunist për luftën e klasave, izolimin e vendit dhe shpërfytyrimit të tij, ai do të duhej të imponohej vetëm falë talentit të tij si sportist, si mësues i kualitetit të lartë dhe më vonë si tranier nga më të suksesshmit në rang kombëtar.

 

Gjatë dy vjetëve si drejtues i komunës ai ka ndryshuar jetën e saj sociale, infrastrukturën dhe shërbimet. Hasan Meta, një mësues veteran dhe studiues i gjuhës shqipe, tani është në pension. Ai me humorin e tij bën krahasimin me dy-tre vjet më parë, duke thënë se Shpendi ka tejkaluar edhe parashikimet.

 

Feriz Malaj, një tjetër banor i komunës, vlerëson stilin e drejtimit të zotit Hoxha, komunikimin transparent me qytetarët dhe komunitetin, posaçërisht shpirtin e tij këmbëngulës për të qenë një përfaqësues i denjë i interesave të atyre që e kanë zgjedhur.

 

Në fakt, gjatë dy vjetëve të punës si kryetar komune, në sajë të mbështetjes së qeverisë së PD-së, ka punuar më shumë se sa ka premtuar në fushatën elektorale. Investimet shkojnë në 1 miliard e 300 milion lekë, ose deri në 12 herë më shumë krahasuar me periudhën tjetër.

Aktualisht është asfaltuar Tropoja e Vjetër (qendër), çdo rrugë është e ndriçuar dhe gjelbëruar, janë ndërtuar 4 ura, është rikonstruktuar komplet komuna, sheshi përpara saj, çdo zyrë e komunës është pajisur me mjete pune bashkëkohore.

 

Janë ndërtuar 2 qendra shëndetësore, janë rikonstruktuar 4 shkolla, janë ndërtuar dy ujësjellësa, 2 kanale vaditëse, është bërë me asfalt rruga e Begjave, është rikonstruktuar palestra e shkollës së mesme Tropojë, është në përfundim e sipër minifusha e futbollit, në Tropojë etj. Kryetari i komunës na thotë se, "kemi siguruar fondin për ndërtimin e një lulishteje në qendër të Tropojës. Kemi bërë projektet e rrugës Sopot Kërrnajë, Tropojë -Myherjan-Kovaçë. Tropojë-Buçaj, Buçaj-Padesh dhe po vazhdojmë projektin e rrugës së Bjeshkës. Jemi në studim e sipër për një projekt për një ujësjellës nga bjeshkët tona, ndërsa kemi përfunduar projektin e ujësjellësit të fshatit Kasaj. Komuna ka lidhur me rrugë rurale të gjitha fshatrat e saj. Të gjitha shkollat janë pajisur me dekorin e nevojshëm si dhe është gjallëruar jeta kulturore e artistike në to".

 

Ndërtimi i rrugës së Gjakovës i ka dhënë impulse të reja zhvillimi komunës dhe krejt rajonit të Tropojës. Kujtim Memia ka ngritur një hotel buzë rrugës në Mejdan si dhe një kompleks shërbimesh, përfshirë edhe një pikë benzinate. Ai thotë se është në bisedime me disa partnerë të rëndësishëm, për të rritur biznesin e tij dhe ecur përpara. Tregtia historike e Tropojës me Gjakovën, Pejën dhe Prizrenin janë ringjallur duke i rikthyer trungut kombëtar gjymtyrët e këputura padrejtësisht.

 

Këto ditë gushti Tropoja e Vjetër reflekton në dritën e ngrohtë të verës imazhin e lumenjve, maleve, të gështenjave, mollëve dhe ftonjve që presin të vilen nga vajzat e bukura të krahinës këtë fillim vjeshte, kur piqet rakia, kur bjeshkëtarët bien nga Alpet dhe fillon ahengu dhe çiftelia nëpër dasmat karakteristike. Për pak çaste gjej veten në kujtimet e forta të shkollës së mesme të Tropojës. Sa do të dëshiroja të isha diku në oborrin e saj...

 

Kush është Shpend Hoxha

 

Lindi në Tropojë më 1 janar 1951. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje me rezultate shumë të mira dhe më pas vazhdoi shkollën pyjore në Shkodër. Në vazhdim u diplomua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike, sot Akademia e Sporteve "Vojo Kushi", Tiranë.

Në vitin 1973-1974, fillon punën si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të fshatit Tropojë. Në vitin 1981 formon ekipin e volejbollit për vajza, të quajtura ekipi "Valbona."

Në vitin 1983, ky ekip u fut në kategorinë e parë dhe në vitet 1985-1990 u shkëput nga puna në arsim për shkak se punoi si tranier profesionist në kategorinë e parë.

Nga viti 1990 përqafoi lëvizjen demokratike ku dhe u bë anëtar i PD-së, si dhe vazhdoi si mësues po në këtë shkollë, ku pati rezultate mjaft të mira.

Në vitin 2006, u emërua drejtor i shkollës së mesme "Ali Ibër Neza", ku punoi për afro një vit. Me idetë e tij këmbëngulëse ai ndryshoi totalisht pamjen e kësaj shkolle.

Në shkurt 2007 u zgjodh kryetar i komunës Tropojë ku punon edhe sot.
Mujë Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (3)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkup: Tetë të arrestuar në incidentin ndëretnik (08.18.2009)
PDSH braktisi Parlamentin e Maqedonisë (08.18.2009)
U mbajt akademi përkujtimore për dëshmorin Skënder Çeku (08.18.2009)
Dënohen sulmet antishqiptare të maqedonëve në Shkup (08.17.2009)
Sot mbushen 98 vjet nga vdekja e Petro Nini Luarasit (08.17.2009)
Domethënia e 7 Gushtit dhe 17 Gushtit për MirditënNga Gjetë Doda (08.17.2009)
Prishtinë: Në shtator pritet vendosja e shtatores së Bill Klintonit (08.16.2009)
Shpopullimi i fshatrave kosovare në kufi me Serbinë (08.15.2009)
Marrëveshja e Ohrit tetë vjet më pas (08.12.2009)
"Illyricum Sacrum" enciklopedia shqiptare 300 vjeçare (08.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]