VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën pas demarkacionit
E Shtunë, 08.22.2009, 09:23am (GMT1)

 

 

 

Republika e Maqedonisë do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën në momentin kur do të shënohet edhe milimetri i fundit i vijës kufitare, kështu njoftuan sot në një takim me gazetarë përfaqësues të kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov.

 

Deklarata e tyre bie ndesh me pohimet e një jave më parë të Qeveris së Maqedonisë, e cila patë kumtuar se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipas Qeverisë maqedonase "demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.