VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqiptarët e Tuzit dorëzojnë tek ndërkombëtarët planin e ndarjes nga Mali i Zi
E Djelë, 08.23.2009, 08:55am (GMT1)

 

Drejtuesit shqiptarë të Kuvendit Komunal të Tuzit në Mal të Zi kanë njoftuar diplomatët ndërkombëtarë për planin e ndarjes së këtij territori në komunë të pavarur.

Përfaqësuesit e Tuzit e kanë mbështetur planin dhe në premtimet e Qeverisë malazeze se do t'iu jepet komuna e pavarur.

Përfaqësuesit në kërkesën e tyre shtojnë se Malësia "˜ka resurse ekonomike' që do të mundësonin pavarësinë e komunës së tyre.

Ata thanë se Komunës së Tuzit i takojnë edhe plantacionet e "˜Agrokombinat 13 jul' si dhe Liqeni i Shkodrës.

Një ndihmë e madhe ekonomike mendohet të japë diaspora shqiptare në SHBA e cila, ka për qëllim që të investojë shumë më shumë në vendlindje, por vetëm pasi të jetë komunë e pavarur.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Kuvendin malazez disa herë kanë diskutuar mbi nevojën e vlefshmërisë së "˜sovranitetit ekonomik' të pjesëve ku shumica e banorëve janë shqiptarë./NOA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.