VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shoqata e Veteranëve të Luftës të UCKsë: Të burgosurit shqiptarë në Maqedoni dhunohen
E Hënë, 08.24.2009, 06:08am (GMT1)

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UCK-së " Kalaja" në Maqedoni thotë se të burgosurit shqiptarë në burgun e Idrizovës trajtohen në mënyrë çnjerëzore.
Në një reagim të tyre, e cila është publikuar nga agjencia maqedonase e lajmeve në shqip "Ina" denoncohet rasti i një të dënuari shqiptar të cilit i është përkeqësuar shëndeti për shkak të injeksionit të gabuar.

"Kemi informacione të besueshme nga burgu famëkeq i "Idrizovës" se në këtë institucion me shqiptarët e burgosur bëhet eksperimente laboratorike.Bëhet fjalë për të dënuarin e pafajshëm, Florim Ahmetin nga fshati Brodec të cilit nga torturat në këtë burg i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe më 21.08.2009 dërgohet në spitalin e Shkupit ku i jepet një injeksion.Pas kthimit në burg po në të njëjtën ditë Florimit i keqësohet gjendja në ora 23:00, kontrollohet nga mjeku i burgut dhe njëkohësisht i jepet një injeksion kundër injeksionit të pare, sepse e para ka qenë totalisht gabim", thuhet në reagimin e veteranëve të luftës.

Veteranët i bëjnë apel ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të ndaluar metodat ç'njërëzore ndaj të burgosurve shqiptarë në burgjet e Maqedonisë.

"Në mungesë të zv. Drejtorit që duhet të jetë shqiptarë, që nuk egziston, të bëhen këto eksperimente laboratorike, si në kohën e Nazizmit me cifutët. Me këtë rast njoftojmë opinionin ndërkombëtar se në Maqedoni bëhet gjenocid me shqiptarët dhe kërkojmë që sa më shpejtë të intervenohet në këtë shtëpi ndëshkuese, sepse i vetmi besim ngelë tek ju", thuhet në fund të reagimit të veteranëve të UCK-së.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.