VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një prift shqiptar fiton superllotarinë italiane
E Mërkurë, 08.26.2009, 08:34am (GMT1)



Një prift shqiptar mund të ketë fituar superllotarinë italiane prej 147 milionë euro. E përditshmja italiane "Il Messagero" përmend emrin e priftit të Bagnones, Don Claudio Hitaj, si fituesin e mundshëm të superllotarisë. Megjithesë gazeta është e bindur se është ende herët për të publikuar një fakt të tilëe, ajo hedh dyshimet e para se prifti i cili dikur quhej Valmir, mund të ketë fituar shumën marramendëse.
Ajo që bëhet e ditur është se prifti nuk gjendet. E kanë kërkuar por askush se ka parë. Në lutjen e së dielës kur në kishën e vogël të BAGNONES u luten për fituesin e superllotos dhe atë ditë Don Clauido tha se as e kishte idenë se çfarë kishte qenë kjo loto, por pikërisht që prej asaj dite prifti nuk u duk më. Madje sipas të njohurve të tij, prifti duke qenë edhe një notar shumë i mirë, duhet të kishte qenë në  pishinë pasditën e djeshme por nuk është shfaqur.

Historia e tij është sa absurde aq edhe e bukur. Kjo pasi, Don Claudio i cili sot është 37 vjeç ka mbërritur në brigjet italiane në mënyrën më klasike, atë më gomone, natën e 6 Marsit 1991. Për miqtë e tij Don Klaudio sikurse dhe ata të gjithë luanin ndonjëherë llotari dhe kjo sipas tyre nuk ka asgjë të keqe..

Madje njëri prej tyre, Don Marco shprehet: Kam luajtur edhe unë disa herë.
Çtë keqe ka në fund të fundit. E rëndësisihme është të dish sesi ti përdoresh paratë. Ajo që dihet është fakti se miljona eurot ndodhen në qytetin e tyre dhe të gjithë kanë filluar te mendojnë se si mund të shpenzohen këto lekë. Për njerëzit e zotit në Bagnone ajo që ka më shumë nevojë për rikosntruktim është Kisha e Shen Nikollit, në këtë qytet (news24/balkanweb)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.