E Premte, 03.29.2024, 10:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Shiroka-Pula: Gjermania është shtet strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën
E Djelë, 08.30.2009, 09:55am (GMT+1)

Në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi këtë javë në Republikën Federale të Gjermanisë, Ministrja kosovare e Energjisë dhe Minierave, znj. Justina Shiroka-Pula, është takuar me Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë, ministri e cila mbulon sektorin energjetik në Gjermani. Ministrja Pula u takua edhe me përfaqësues të Bankës KfW e cila kishte organizuar enkas për delegacionin e MEM-it një Forum të politikave energjetike, në të cilin ishin të pranishëm ekspertë nga fusha e energjetikës. Ajo fillimisht në mikrofonin tonë flet për qëllimin e vizitës në Berlin:

Justina Shiroka-Pula: Së pari ishte kënaqësi që na priti një delegacion shumë i lartë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Teknologjisë në këtë vend kaq të bukur. Ndërkohë kemi pasur kontakte edhe me institucione të tjera. Qëllimi i ivizitës ishte prezantimi i synimit të qeverisë së Republikës së Kosovës, politikat dhe strategjitë e MEM-it në sektorin e energjisë dhe minierave. Gjithashtu i kam falendëruar të gjitha institucionet, qeverinë gjermane dhe bankat gjermane si KFë-në se pas vitit 2000 shteti gjerman ka investuar në Kosovë dhe atë kryesisht në sektorin e energjisë. Në këtë kuadër ne kemi kontaktuar edhe me biznese dhe institucione të ndryshme ku kemi përcaktuar një agjendë për të ardhmen sa i përket investimeve dhe bashkëpunimeve jo vetëm në sektorin e enregjisë por edhe në sektor të tjerë.

 

DW: Zonja Shiroka-Pula sa është e interesuar pala gjermane për bashkëpunim në fushën e energjisë me palën kosovare?

Justina Shiroka-Pula: Pala gjermane është shumë e interesuar dhe kjo vizitë ka qenë shumë e rëndësishme për të ju treguar atyre se qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës dëshiron të ketë një partneritet me Gjermaninë dhe e vlerëson si një shtet strategjik dhe shumë të rëndësishëm në të gjitha sferat si në politikë ashtu dhe në ekonomi.

 

DW: Padyshim se ndër takimet më të rëndësishme në Berlin ishte ai me Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë, zotin Jochen Homann. Çka u diskutua më konkretisht në këtë takim?

 Justina Shiroka-Pula: Kemi diskutuar sa i përket politikave strategjike të energjisë dhe disa firmave dhe konsorciumeve të cilat kanë qenë të interesuara të investojnë në Kosovë dhe ndërkohë ka ndodhur një mosmarëveshje dhe ata janë tërhequr. Mirpo ekzistojnë një mirëkuptim dhe një çasje shumë pozitive që jo vetëm ato firma por edhe firma të tjera mund vijnë në Kosovë dhe mund të gjejmë projekte të përbashkëta strategjike në ekonomi në përgjithësi.

 

DW: Eshtë fjala për tërheqjen e kompanisë gjermane RWE nga gara për fitimin e tenderit për projektin Kosova e Re?

Justina Shiroka-Pula: Po njëra prej çështjeve të diskutuara ka qenë edhe kjo dhe ne kemi treguar se Kosova është e hapur për të gjithë investuesitë, është e hapur për shtetin gjerman dhe se ne jemi të gatshëm që jo vetëm për atë projekt por edhe për projekte të tjera t'i presim dhe të gjejmë një pikë të përbashkët me investitorët gjermanë. 

 

DW: Zonja Pula-Shiroka a është diskutuar edhe për burimet e ripërtrishme energjetike dhe çfarë interesimi po tregon pala gjermane në këtë fushë?

 Justina Shiroka-Pula: Pala gjermane investon shumë në burime e ripërtrishme dhe ne në politikat tona kemi paraparë që duhet t'i plotësojmë disa direktiva që dalin prej Bashkimit Evropian sa i përket burimeve të ripërtrishme. Ne kemi biseduar për disa projekte të përbashkëta dhe unë besoj që nga fundi i shtatorit apo në fillim të tetorit do të vijë një delegacion gjerman në Kosovë dhe do të shohim mundësitë për projekte në fushën e burimeve të energjisë të ripërtrishme. Këto burime parashikohen edhe me strategjinë tonë edhe me direktivat e BE-së prandaj ne duhet t'i plotësojmë këto direkativa nëse dëshirojmë të afrohemi me Bashkimin Evropian, sqaron për Deutsche ëellen, Justina Shiroka-Pula.

 

Delegacioni kosovar  i kryesuar nga Ministrja Pula gjatë vizitës në Gjermani u takua edhe me Komitetin e Lindjes të Ekonomisë Gjermane, si dhe Shoqatën Ekonomike Gjermane-Kosovare e themeluar kohë më parë, me qëllim të promovimit të investimeve të kompanive gjermane në Kosovë. Poashtu Ministrja ka vizituar dy termocentrale, dhe fabrikën e turbinave të firmës Siemens.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prona te i zoti jo vetëm për zonën turistike të bregdetit, por kudo ku është shkelurNga Rrapo Hajredin Danushi (08.29.2009)
Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi RamësNga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së (08.28.2009)
Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtinNga Kim Mehmeti (08.28.2009)
Prof Dr Hektor Çoçoli me fat ai që e ka mjek e pedagogNga Agron SEJAMINI (08.27.2009)
Vath Koreshi, një nga emrat më origjinalë të letrave shqipe (08.26.2009)
Një prift shqiptar fiton superllotarinë italiane (08.26.2009)
Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë (08.25.2009)
Zjarret në Greqi, Shqipëria ofron ndihmë (08.25.2009)
Gjilan: Xhandarmëria serbe sërish provokon banorët e brezit kufitar (08.24.2009)
Shoqata e Veteranëve të Luftës të UCKsë: Të burgosurit shqiptarë në Maqedoni dhunohen (08.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]