VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Petro Cani kirurgu shqiptar që kreu transplantin e veshkës më 1954Nga Prof Dr Lluka Heqimi

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Petro Cani kirurgu shqiptar që kreu transplantin e veshkës më 1954

Nga Prof Dr Lluka Heqimi


E Hënë, 08.31.2009, 09:32am (GMT+1)



Historitë e transplanteve, historitë e shndërrimit të fantazisë në realitet, kanë përshkuar vështirësi të mëdha, të cilat janë zvogëluar por nuk janë kapërcyer përfundimisht edhe sot. Gjatë kësaj kohe, veshka është transplantuar më herët se organet e tjera dhe kjo si pasojë e teknikave më të realizueshme, megjithëse komplekse. Veshka kërkoi gjithmonë dorën e kirurgut specialist në teknikën e qepjes së enëve të gjakut. Në këto 40 vitet e fundit është shënuar një hop cilësor në transplantimin e veshkës. Gjatë këtij viti u bë realitet edhe në sallat e kirurgjisë sonë. Historia e kësaj ndërmarrjeje trimërore nisi në botë rreth viteve 1902, kur u bë edhe eksperimenti i parë në kafshë në shkollën mjekësore të Vjenës.


1909 - Transplanti i veshkës së lepurit tek njeriu. Fëmija që mori veshkën e lepurit urinoi mjaft mirë vetëm një orë. Ai vdiq pas 2 javësh nga insuficienca renale. Pavarësisht dështimit, operacioni vërtetoi se teknikat e transplantimit ishin të thjeshta.
1909-1933 kaluan kaq vite në heshtje dhe në fund të kësaj periudhe u bë i pari transplant nga njeriu tek njeriu. Nuk u publikua kurrë emri i personit që kreu operacionin dhe koha e saktë, pas dështimit.
1940 - Sër Petër Meduar (nobelist i 1960) i Universitetit të Londrës, eksperimentoi bazat imune të flakjes së organeve.
1950 - Përdoret një preparati përafërt me kortizonin në transplantet e veshkës.
1954 - Joeseph Murray në spitalin Peter Bent Brigham, Boston, kryen me sukses të plotë transplantin nga një binjak tek tjetri. Ky operacion i suksesshëm nuk kishte nevojë për medikamente. Pajtueshmëria këtu ishte 100%.
1960 - Transplantimi i veshkës merr një hov të ri, me një teknikë më të mirë dhe me një përshtatje dhurues-marrës sipas tipit të gjakut dhe indeve. Në këtë periudhë u përmirësua dhe ruajtja e veshkave të atyre njerëzve që kishin vendosur për së gjalli t'i dhuronin.
1961- Bëhen përparime në studimin e sistemit imunosupresor (ulje të përgjigjes imune) dhe jepen shanse më të sigurta për mosflakjen e organit.
1980-1990 Perfeksionohet teknika, zbulohen medikamentet e reja dhe jepen siguri në transplantin e veshkës. Bota po përfiton shumë nga kjo mënyrë kurimi. Sot është më se e nevojshme të kapërcehet akoma më mirë sistemi mbrojtës i trupit tonë dhe kërkohet më shumë organizim në ruajtjen e organeve, të cilat mundësohen me një organizim të perfeksionuar brenda 48 orësh, kohë e mjaftueshme për veprimet kirurgjikale. Sot kirurgu më i suksesshëm i transplantimeve të veshkës njihet Dr. Thomas Starzl. Duke shkruar këto radhë, me keqardhje m'u kujtua guri që hodhi në lumin e gjakut tonë, Karla Del Ponte me dyshimet e saj për transplant organesh në Shqipëri. Kësaj "zonje" me veladonin e zi duhet t'i themi se veshkat nuk janë si fishekët që mbillte Gavroshi në fushën e betejës, sepse duhen kushte dhe teknika speciale për të arritur transplantin e organeve njerëzore.


Çfarë përfaqëson Petro Cani në transplantin e veshkës?


Petro Cani edhe në këtë mjedis të transplanteve zë një vend të nderuar, si nismëtari i eksperimentimeve në kafshë. Është për t'u theksuar se në Spitalin e atëhershëm Ushtarak, pavarësisht operacioneve të shumta ditore tek njerëzit, ekzistonte një Vivarium, ku kryheshin eksperimente të ndryshme në kafshë. Kirurgët e interesuar studionin dhe aplikonin metoda të reja operatore. Në atë kohë kryekirurgu ushtarak, Koloneli Petro Cani e dinte se pa një të ushtruar eksperimental nuk mund të vinte kirurgjia e përparuar dhe nismëtare. Ai ishte i vëmendshëm në ruajtjen e Vivariumit dhe mbajtjen mirë të kafshëve të operuara dhe sigurimit të ushqimeve për to. Kjo tregon se detyrat që do t'i dilnin përpara për t'i zgjidhur, Petro Cani do t'i kryente jo vetëm me iniciativën që shpeshherë ia përfolën, por në radhë të parë me arsyetimin dhe bindjen e vërtetë shkencore. Arsyeja që Profesor Petro zgjodhi vitin 1954 në këtë ndërmarrje është shumë e qartë, duke iu referuar kronologjisë të paraqitur pak më sipër dhe mbështetjes nga niveli i tij kirurgjikal. Profesor Cani gjatë kësaj kohe ka udhëhequr kirurgjinë ushtarake, ka hequr në një moment ekonokokun pulmonar (1 mars 1951), ka lidhur arterien pulmonare për një absces pulmonar (4 korrik 1951), ndërhyri i pari pulmonektominë (12 shkurt 1952), ka ndërhyrë në mënyrë urgjente në ezofag (1953) etj. Pas këtyre ndërhyrjeve ai zotëronte të gjitha mundësitë teknike operatore për të përballuar transplantin e veshkës. Në vitin 1954 shikojmë se po fryn një erë e re në transplantin e veshkës. Megjithëse i kryer tek binjakët me jetëgjatësi post/operatore, kjo ngjarje zgjon tek Petro dëshirën për ta kryer në Shqipëri një operacion të tillë. Teknika për të ishte baza dhe këtë ndërmarrje e realizon me sukses më 1954, në operacionin historik tek qeni. (Spiro Dede, Jul Koliqi: Historiku i Institutit të Mjekësisë Ushtarake 1944-1988) Me këtë operacion, Petro Cani tregoi se ishte i paarritshëm dhe vizionar në drejtimin e ecurisë së kirurgjisë shqiptare. Është interesant të thuhet se gjatë një vizite në Gjermaninë Demokratike, ai deklaroi se ne ishim po aty ku ishin dhe ata në kirurgjinë e mushkërive dhe të zemrës. Ky është momenti më i lartë i kirurgjisë shqiptare për të gjitha kohërat në mizurën e kohës. (nëntor 1959). Në monografinë "Petro Cani, Babai i kirurgjisë shqiptare", mund të gjenden materiale të tjera për këtë kirurg novator. Edhe një herë dua të përmend filozofinë e pandryshuar nga kohët; e shkuara në të njëjtën kohë është edhe e tashmja dhe për të kuptuar se çfarë beteje të vështirë bënë të parët tanë në veprat nismëtare. Nuk na mbetet asgjë tjetër, vetëm t'i vlerësojmë e t'i kujtojmë për arritjet, sepse koha ecën duke dorëzuar stafeta, na vlerëson edhe ne, në arritjet tona të reja progresiste të mbështetura mbi gjurmët e themelet e të parëve.

Lluka Heqimi


Rating (Votes: )   
    Comments (4)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shiroka-Pula: Gjermania është shtet strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën (08.30.2009)
Prona te i zoti jo vetëm për zonën turistike të bregdetit, por kudo ku është shkelurNga Rrapo Hajredin Danushi (08.29.2009)
Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi RamësNga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së (08.28.2009)
Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtinNga Kim Mehmeti (08.28.2009)
Prof Dr Hektor Çoçoli me fat ai që e ka mjek e pedagogNga Agron SEJAMINI (08.27.2009)
Vath Koreshi, një nga emrat më origjinalë të letrave shqipe (08.26.2009)
Një prift shqiptar fiton superllotarinë italiane (08.26.2009)
Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë (08.25.2009)
Zjarret në Greqi, Shqipëria ofron ndihmë (08.25.2009)
Gjilan: Xhandarmëria serbe sërish provokon banorët e brezit kufitar (08.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]