VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009 Marigona Dragusha u prit nga kryetari i Prishtinës Isa Mustafa
E Hënë, 08.31.2009, 03:01pm (GMT1)


Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, priti sot një takim me Marigona Dragusha, nga Prishtina, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2009, ku edhe u zgjodh shoqëruese e dytë e Miss Universe 2009. Me këtë rast kryetari, Mustafa, përgëzoi Marigona Dragushën për suksesin e arritur duke thënë, se sot kishte një mysafire të veçantë e cila ia ka zbardhur fytyrën Prishtinës dhe tërë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

"Marigona Dragusha, ka arritur një nivel shumë të lartë të prezantimit, dhe në emër të komunës e përgëzoi për sukseset e saja në Miss Universe, duke i dëshiruar suksese në ndërtimin e karrierës së saj në të ardhmen", tha kryetari Mustafa.

Ai vlerësoi lartë suksesin e Dragushes dhe e quajti atë ambasadore të bukurisë kosovare.

"Ne e vlerësojmë këtë kandidim të saj dhe këtë fitore të saj me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Prishtinën. Ka qenë një ambasadore e shkëlqyer atje, e ka prezantuar Kosovën, e ka afirmuar kryeqytetin tonë, kështu që ne tani dëshirojmë që kjo të arrijë suksese të jashtëzakonshme si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare", tha kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa.

Ai i premtoi përkrahje Marigona Dragushës dhe me këtë rast ia dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit, - Hyjneshën në Fron.

Marigona Dragusha, kryetarin e Prishtinës Isa Mustafa për pritje dhe për përkrahjen që i ka dhënë

"Kam shpresuar për një çmim, por jo të tretin, megjithatë jam shumë e lumtur për vendin e tretë", theksoi Dragusha, njofton Zyra për informim pranë KK Prishtinë. RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.