VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 12:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit
E Mërkurë, 09.02.2009, 07:39am (GMT+1)

 

100 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si "Kongresi i Elbasanit" apo "Kongresi i shkollave shqipe", ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar. Historiani Kujtim Bevapi tregon se midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj. Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte së pari njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën shqipe. "Së dyti, Kongresi parashtroi nevojën e krijimit të një shkolle të mesme në Elbasan (Shkolla Normale)", vazhdon Bevapi. Sipas tij, Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit'hat Frashërin. Ndërsa shkronjës të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima. Sipas historianit Bevapi, Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15-të pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike. Në vendimet e këtij kongresi theksohet se Shoqëria "Përparimi", që do të krijohej në Korçë, kishte për detyrë të financonte mbajtjen e Shkollës Normale (e hapur në 1 dhjetor të 1909), me ndihmat që do të grumbulloheshin, do t'u jepte ndihmë shkollave shqipe ekzistuese, do të orientonte çeljen e shkollave të rejave në shumë vise të vendit, si dhe futjen e mësimit shqip në të gjitha shkollat e huaja që ekzistonin. Jo rastësisht për mbajtjen e kongresit të arsimit u zgjodh qyteti i Elbasanit. Ishin traditat e shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare të këtij qyteti që ndikuan në zgjedhjen e tij. "Njerëzia e Elbasanit jo vetëm tani, por edhe në kohët despotike, ishin çquar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe", shkruante Mit'hat Frashëri në ditarin e tij.

 

Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore "Përparimi", në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.

 

Shkolla shqipe u hapën në këtë periudhë pas Kongresit të Elbasanit edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të shtatorit u bë në Korçë përurimi i shkollës së riorganizuar të djemve (i mësonjëtores së parë shqipe të vitit 1887), çelur qysh në pranverën e vitit 1909, e cila ishte një nga shkollat më të plota me pesë klasa dhe pesë mësues. Në tetor u hapën shkolla shqipe në Progër, në Cukaj të Martaneshit, në Verlen të Bilishtit, në Margëllëç, ndërsa në muajin dhjetor u çel shkolla shqipe në Negovan (nën drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe në fshatin Koshtan të Tepelenës.

 

Jehona e Kongresit të Elbasanit

 

Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Kalendari "Korça", në titullin "Kongresi i Elbasanit", shkruante se "ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset. Me vendimet që mori e la emrin e tij të pavdekur nëpër faqet e historisë sonë". Ndërsa e përkohëshmja "Italia për të huajt" (L'Italia al estero) do të theksonte se "në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë". Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009 Marigona Dragusha u prit nga kryetari i Prishtinës Isa Mustafa (08.31.2009)
Petro Cani kirurgu shqiptar që kreu transplantin e veshkës më 1954Nga Prof Dr Lluka Heqimi (08.31.2009)
Shiroka-Pula: Gjermania është shtet strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën (08.30.2009)
Prona te i zoti jo vetëm për zonën turistike të bregdetit, por kudo ku është shkelurNga Rrapo Hajredin Danushi (08.29.2009)
Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi RamësNga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së (08.28.2009)
Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtinNga Kim Mehmeti (08.28.2009)
Prof Dr Hektor Çoçoli me fat ai që e ka mjek e pedagogNga Agron SEJAMINI (08.27.2009)
Vath Koreshi, një nga emrat më origjinalë të letrave shqipe (08.26.2009)
Një prift shqiptar fiton superllotarinë italiane (08.26.2009)
Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]