VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
RRËFIMI PËR TË VËRTETAT E HIMARËS I BËN MIRË ÇDO HIMARIOTI Nga ALEKO LIKAJ E Martë, 03.12.2013, 11:18am (GMT1)
Nuk e di pse si per ironi, e gjithe historia e kesaj treve qe greqizisht quhet
dhe konsiderohet si martire, sa here qe shkelin e vene kembet depute te shtetit
fqinje, nuk perkon aspak me deshirat e tyre te çmendura deri ne ekstaze, kur
ndesh ne pjesen me te madhe te mbiemrave bashkime me emra krejtesisht katolike,
si Ndre, Gjin, Pal,Gjoke, Gjon, Nike, ...pa permendur ketu ato fjale qe kane
teresisht kuptim vetem ne gjuhen shqipe si: koke, ball....
Kjo shpjegon me se miri tezen e historianeve tane, se kjo popullsi eshte
krejtesisht e ardhur dhe e ngulur aty nga veriu, kryesisht pas luftrave qe beri
kombi yne me turqit, periudhe kjo, ku greket dhe serbet benin « dashuri » dhe i
peruleshin deri ne ekstrem okupatorit. Ky i fundit ne nje traktat te fshehte me keto kombe u
la si shperblim ortodoksine e lire, gje qe e vendosi Sulltan Mehmeti sapo hyri
ne Kostandinopoje ne 1453 shin.
Levizjet
brenda krahines e ngulmimet ne kreshtat e Himares shpjegohen me faktin per te
mos u turqizuar ne emra. Ky eshte nje fakt i pamohueshem qe ka baza shkencore e
historike ne rradhe te pare, dhe qe flet me se miri se rreligjoni i pastert
shqiptare, nuk ka qene dhe nuk eshte varur asnjehere nga ortodoksizmi i fqinjit
tone grek. Ne se do te kemi ketu parasysh edhe raportet e kesaj krahine me
papatin e Romes, dhe influeca e saj ne këtte treve, kuptohet qarte se sa larg
kjo popullsi eshte dhe ka te beje me vete ortodoksine greke. Por keta te fundit
kane oreks dhe ego te madhe shoviniste. Deshira per te gllaberuar popuj dhe
troje te pamerituara shkon larg, deri sa edhe vete heroin tone kombetar ta
greqizojne.. nderkohe qe ai historikisht ka mbajtur mardhenie me katoliçizmin
romak, i ndihmuar sistematikisht, por edhe ngarkuar te kryesoje kryqezata anti
turke si « Atlet te krishterimit »
Koço Kokedhima ne rrefimin e tij e beri detyren, ashtu si nje tjeter bij i
Himares, Petro Marko vite me pare me librin e tij biografik, « Njerez dhe gure
». Kokedhima e sjell ne nje moment e nje kohe te mbarsur, per te thene te
vertetat. Rrefimi per te vertetat e Himares i ben mire çdo himarioti. Pa marre persiper qe te bej historianin ne kete mes, dua qe te keshilloj gjithe shpurren e artikullshkruesit mediatik, qe marrin persiper te « flasin » ne emer te kesaj krahine dhe treve teresisht shqiptare, qe per interesat e tyre krejtesisht personale, mbeshtesin dhe i fryjne errerave te megalidhese, e shovinizmit te komshinjve tane, te mos helmojne klimen e shendoshe qe ekziston midis ne vete shqiptareve si komb, raporteve e mardhenieve vellazerore, harmonine dhe paqen e perhershme ne troje historikisht autoktone, qe jane me te vjetra se sa te atyre qe qendrojne nga pas si prapavije. Te mos sjellin e perplasin tek ne krizen shpirterore, sociale, ekonomike, si dhe çoroditjen e nje kombi qe kerkon ekspansion, per shkak te dinjitetit e gjenezes se tyre te humbur historikisht. Dhe kjo kur nuk kane aspak asnje baze shkencore dhe historike. Te mos marrin persiper gjera qe nuk kane takat ti mbajne ne shpatulla. dhe ti interpretojne ato nga pozita aspak serioze. Na leni qe te jetojme ne paqe e ne miresi me cilindo, qofte edhe fqinjet tane shekullore. Jetojme kohe tjeter, ku qe te gjithe kerkojne qe ti atazhohen me vlerat e tyre Europes, duke pare nga e ardhmja, per te lene pas te shkuaren qe na ndante. ALEKO LIKAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |