VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAJM MORTI - BILALL JETISH FEJZA (08.11.1936- 24.02.2013)
E Mërkurë, 03.13.2013, 11:28am (GMT1)



Me keqardhje njoftojmë opinionin shqiptar se në moshën 77 vjeçare, më 24.02.2013 ndërroi jetë Bilall Jetish Fejza nga Mushtishti. Ishte njeri i mbushr plot vyrtyte njerzore, bujari shqiptari dhe patriot i devotshëm për Kosovën dhe lirinë e saj por edhe për bashkimin e kombit. Shtëpia e Bilall Fejzëz ishte e mbushur plot artistë, këngëtare e poete që kombit i dhuruan forca morale edhe në ditët më të vështira. Këngëtarja e kombit Shkurte Feja, motra e saj Naxhije Fejza, poetja Drita Fejza etj. Çifti Fejza, Sevdije e Bilall Fejza kishin nëntë fëmijë, shtatë motra e dy vllëzër. Në rininë e hershme ishte një grup familjar që e këndonin dhe e kultivonin këngën shqipe duke qenë mburrje për kombin e sidomos Shkurte Fejza e cila më zërin dhe zemrën e saj, me dekada na bëri të ndjehemi shqiptar.

Nëna Sevdije Fejza u kishte vdekë më 1994.

Me vonesë e kemi marr lajmin mbi shuerjen e bacës Bilall por për ngushllime nuk është vonë asnjëherë.

Shfrytzojmë rastin që familjes së gjërë Fejza, farefisit e miqëve tu shprehim ngushllimet tona të sinqerta.

Të lehtë e pastë dheun e Arbërit Bilall Fejza i Mushtishtit!


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.