VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Njeriu dhe…Njerëzorja HEROI I GJALLË TOMMY LOPEZ -Per lirinë tonë, Ai la shëndetin dhe rininë e tij në luftë në Irak- Nga ZEQIR LUSHAJ E Enjte, 03.14.2013, 08:10am (GMT1)
-Ma pershëndetni Tommy Lopez, veteranin simptik të një lufte që ndoshta edhe mund të shmangej... Në emër edhe të Këtij Djali e të shumë e shumë të tjerëve si ky, le të punojmë edhe më shumë të gjithë sëbashku që të shmangen luftra të tjera që trokamen e tyre po e ndjejmë në prak... Ti shmangim luftërat që të mos na ngrijë buzëqeshja- Portreti i një njeriu mund të behet në shumë mënyra. Kështu edhe portreti i Heroit tim të sotëm, veteranit të luftës në Irak, amerikanit sypatrembur, 33 vjeçarit Tommy Lopez. Eshtë ky, djaloshi që e shihni në foto këtu poshtë, ulur në karrocen e tij të invalidit. Dhe, mbas fotos së Tij, pra prezantimit me syrin njohës me anë të portretit, tani me pak fjalë: -kush është zotria i nderuar që po ja paraqes lexuesit në rubriken tonë: Njeriu dhe...Njerëzorja?
-Lindur dhe rritur në Nj të SHBA-së, por nga dy prindër kubanez. Djal simpatik,
shumë inteligjent dikur me shumë ëndërra per jetën si krejt brezi i tij. Po
sot?! Po më kujtohet një varg i Gjergj Fishtës së Madh para gati një shekulli:
"E na sot, prap gjallë se gjallë...".
-Fati i çdo njeriu lidhet pazgjidhshmërisht me fatin e vet kohës dhe të
bashk-kohësve. Kështu edhe fati i Tommy Lopez u lidh fatalisht me luftën e
ashpër në Irak. Në emër të interesave madhore të Amerikës e të krejt njerëzimit
edhe Tommy plot guxim e krenari bëhet pjesë e kësaj beteje historike. Plot tre
vjet, në sherbim në front të parë të luftës në emër të shtetit më të fuqishëm
të botës.
Heroi ynë në ketë trajtesë të sotshme ndjehet krenar. Kur me mijëra djem të ri,
bijë nënash kalben në tokë në arkivole mbuluar me flamurin amerikan, Tommy
falënderon zotin që është gjallë, është në jetë. Zotri Tommy është i plagosur dhe i traumatizuar shumë rendë. Ai nuk mund të ngrihet në kembë, nuk mund të eci, nuk mund të vetkomandohet si duhet por një komandë nuk ia mori dot as lufta as plumbi- buzëqeshjen. Tommy është klienti më buzëgas që vjen në supermarketin ku unë punoj tash 15 vjet. Veterani ynë i dashur 33 vjeçari Tommy flet disi me vështirësi dhe me shumë kuptohet me gjestet e tij tepër shprehëse, me ëmbëlsinë e tij njerëzore në shpirt dhe fytyrë. ...Me njerëzit e familjes por edhe me shoqruesen e kujdesshme zonjen Tina Vivera, Tommy merret vesh pa shumë pengesa. Me fjalë por edhe me shumë me gjuhën e fytyrës, me gjuhën e shpirtit. Zotri Tommy gëzohet kur unë i them se do të shkruaj e botoj diçka per Ju në revistë. Unë e sqaroj se revista ZemraShqiptare, botohet në Londër dhe është në Internet e do e shohi edhe vet Tommy në shtëpi, se unë, menjëherë do t'ia nis atij në e-mailin personal në kompjuter. Ai, gëzohet shumë sinqerisht dhe më përqafon.
...Ndërkohë kthehet nga shoqruesja e tij që e kupton edhe me mirë se unë.
Komunikon diçka me të dhe ajo më thotë mua: Ne i sjellim një copë letër dhe një stilolaps dhe i nderuari Tommy Lopez, me shumë "mundim", por edhe me shumë dashuri e kënaqësi më jep këtë shenim, që unë po e publikoj të skanuar duke qenë i bindur se kjo është një kënaqësi edhe per lexuesit e mi e të ZSh-së në përgjithësi.
Tommy Lopez, per lirinë tonë e la shendetin në luftë në Irak. Per lirinë time
që të shkruaj, per lirinë tënde i dashur lexues, që të lexosh, per lirinë tënde
o ti, cilido njeri qofsh ti, per lirinë tënde që të jetosh e të gëzosh jetën. ...Heroi i gjallë i luftës, ky veterani 33 vjeçar hyn e del çdo ditë nga storja jonë duke bezëqeshur dhe duke na pershëndetur ne, ne që e njohim dhe e duam të gjithë. Por..., por sadoqë të kujtojmë ne se e duam Atë, ai ka prova se na ka dashur e ka dhënë më shumë per dashurinë ndaj nesh. Ai ka dhënë gjënë më të shtrenjtë, shëndetin, rininë e tij të pakthyeshme. Dhe nuk na kërkon asgjë. Atij, per tu ndjerë i lumtur i mjafton një buzëqeshje, pershëndetja e mirënjohja jonë.
Ju lutem edhe ju të nderuar lexues: -Ma pershëndetni Tommy Lopez, veteranin
simptik të një lufte që ndoshta edhe mund të shmangej... Në emër edhe të Këtij
Djali e të shumë e shumë të tjerëve si ky, le të punojmë edhe më shumë të
gjithë sëbashku që të shmangen luftëra të tjera që trokamën e tyre e ndjejmë në
prak... Ti shmangim luftërat që të mos na ngrijë buzëqeshja. -... nga NJ, USA, Janar 2013-
___________
-For our freedom, he sacrificed his health and youth in the Iraq war-
Dear reader, ZEQIR LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |