VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Portret emigranti DJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLI Nga ZEQIR LUSHAJ E Djelë, 03.17.2013, 07:52am (GMT1)
Jo pak njerëzve, kur bëjnë një moshë, nuk ju vjen mirë tu thuash "djali i filanit". Por, me Petrit Sokolin nuk ndodhë kështu. Megjithëse e kujtoj mirë dhe kur jam takuar per herë të parë me të e jemi prezentuar, me ka thënë: -Jam djali i Dedë Sokolit të Perajeve, nipi i Gjon Sokolit... -Po ta permendi axhen, se ai asht kanë ma i njohur e ma i degjuar se baba...Per lexuesit e ZSh-së, babai i Petritit, Dedë Sokoli është i njohur prej librit të tij...."Fjalë të urta popullore shqiptare", libër të cilin e kemi botuar në 10 numra rradhazi gjatë vitit 2012. Petrit Sokoli, është ndër lexuesit më të zellshëm dhe më dashamirës të ZSh-së. Bile është edhe komentator shumë fjalëmirë e sistematik në shumë e shumë shkrime publiçistike e letrare të revistës sonë. 2. Një malsor i mirë. Flet me Petritin, dhe sheh jetën e një malsori të mirë, të thjeshtë, fisnik e krenar,atdhetar, mikpritës e bujar po-që-po. I ka në shpirt ato male të thepisura të Nikaj-Merturit, ku kaloi rininë në punë të ndryshme deri në ekspeditat e Lug-Ndermajes, të cilat i kujton me nastalgjinë e rinisë së at'hershem dhe të shendetit djaloshar. (Po e permendi shendetin, jo veç se ai është i pari kudo e për këdo, por edhe per një fakt se, Petrit, këtu në Amerikë ka patur një fatkeqësi me shendetin; është aksidentuar në punë dhe ka humbur njërën këmbë). Por burrat e mire e te forte e perballojne edhe fatkeqesinë e i bëjnë ball si duhet çdo rreziku në jetë. E per këtë, edhe Luçi, nusja e Petritit, çika e Dukagjinit me emer, ka meritat e saja të medha. E pse jo edhe vet femijtë, Ela e Kristi. 3. Sot, Sokolajt e NJ-it
Sot pra, Petriti me gjithë familjen,në largësinë e gati dy dekadave nga atdheu e sheh veten shumë mire dhe janë të kënaqur. Dy fmijtë shembullor Ela dhe Kristi, janë studentë... Këtu në NJ tani është edhe vëllai Filipi me gjithë familje... Ketu vijnë shpesh edhe prinderit e Petritit, por shpejt "merziten" e turren prap drejtë Tiranës, ku "asht' balta ma e ambel se mjalta".
Sokolajt e NJ janë një familje e nderuar në mes komunitetit shqiptar. Në punë,
në familje, në shoqëri, në jetën e lirë e mardhëniet njerëzore ata janë të
mirëpritur , të nderuar e të repspektuar. E gati, si atje në Mserrin e larget
të Perajve dikur, edhe këtu në Amerikë dera e tyre asht me miq e dashamirë,
derë e hapur e bujare. Në punën time të gjatë në shtyp e dikatere qendrore në Tiranë, kam ndjerë kënaqësinë e sherbimeve të vazhdueshme në tërë vendin, jo veç në rrethe por deri në zonat më të thella të Jug-Veriut shqiptar... Kam provuar mikpritje nga më fisniket që s'mund ti harroj kurrë, bile permenden ato edhe në dhjetra reportazhe në shtypin e kohës, por Petrit Sokoli, me ke bere ate mikritje që s'ma ka bërë kush! Bile, as ndie nuk e kisha kund. Pse do thoni ju? ....Mbasi u dvetem e pimë kafen më tha: -Çou Zeqir! Ti, raki, venë e birrë e tana të mirat i kie te shtepia jote, e , i kemi edhe na ketu dhe mund t'i bije në tovalinë, por jo. Do vëndojmë bashkë kazanin e rakisë e rakinë do e "pjekum",si thonë atje në anet tona, tuj ba muhabet. Dhe hop, më prini e zbritem në katin e parë të asaj vile të bukur në thellesi të NJ në breg të një liqeni e mes të gjelberimit ku dominon lisi e qarri. (Më duket Bud-lake i thonë!). Gjithçka ishte gati. Bërsitë e rrushit i kish ruejtur "per kur të vijnë kumara". Kazani kuq si dylli, tubi, zorra e ujit dhe...fjalet vonojnë dhe e "bekuara e Perendisë", filloi të marri formë në shishen e bardhë të qelqit...!
Kur domixhani u mbush deri në tapë, Luçi e djali Kristi, me tavolinën plot meze
nga me të mirat, na presinin gati, në kembë. Megjithëse ishte lodhe jo pak,
Luçit nuk do ti vijë keq që unë në këto radhë nuk po i permendi mezet se, ato,
sadoqë prej më të mirave, prap janë veç "meze", në sherbim të muhabetit të
burrit, pra të rakisë! (Thonë se duhani, kafja, rakia, janë muhabeti i burrit,
sofra, pra ushqimet, gatimi, janë pritja e grues).
E mirë që e poqem bashkë rakinë, por në mengjes, kur kumara po na percillte
damixhani i rakise në dorë se si mu duk dhe i thash: -Po kjo? 5. Petriti, njeri i librave
Një nga autoret e tij të dashur eshte edhe prof Mark Krasniqi, i cili mund te
them se e ka lumturuar keto dite me librin e tijn të fundit të botuar në
Prishtine që ia ka dergue si dhuratë edhe me shenimin autografik në faqen e
parë të cilin edhe per kënaqësinë e lexuesve po e publikojmë. ZEQIR LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |